E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bllokoi deklaraten e perbashket njesoj si ne takimin e muajit maj

06-11-2010 / Gazeta 55

Deklaron deputeti demokrat dhe njeherazi kryetari i komisionit per politiken e Jashtme Fatos Beja

Menjehere pas mbylljes se tryezes se komitetit nderparlamentar deputeti i Partise Demokratike Fatos Beja ka deklaruar se Partia Socialiste ka bllokuar deklaraten e perbashket si heren e pare. Me ane te ketij veprimi Beja ka shtuar se Partia Socialiste eshte kunder Kodit dhe Kushtetutes ndersa kane mbeshtetur amendamentin e eurodeputetes Doris Pack ne perputhje me komisionin. Beja sqaroi zyrtarisht se socialistet votuan kunder rezolutes ne teresi ndonese me pare kishin rene dakord per te gjitha pikat e tjera pervec shteses per respektim te kushtetutes dhe kodit. Por Partia Socialiste pati nje tjeter qendrim.
Perseri Partia Socialiste bllokoi deklaraten e perbashket te komitetit nderparlamentar Shqiperi-BE. Ne votuam dhe ishim dakord qe te kalonte deklarata ashtu sic e ka ofruar zoti Kukan dhe ishim teresisht dakord qe te votonim keshtu. Perseri amendamentet qe beme ne i votuam dhe sic e kane pare edhe mediat ne ndenjem mbi 1 ore duke diskutuar pike pas pike dhe ram ne konsensus per te gjitha pikat pervec nje pike se ciles ne fund qendrimet ishin te diskutuara. Fatkeqesisht perfaqesuesit e opozites bllokuan deklaraten e perbashket qe sigurisht nuk i sherben vendit dhe eshte i njejti bllokim qe bene edhe ne Maj te ketij viti u shpreh deputeti Beja.
Duke iu referuar amendamentit te shume diskutuar te eurodeputetes Doris Pack Beja tha se opozita me kerkoi me cdo kusht qe ne paragraf te shtohej pjeseza ne baze te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor.
I fundit ishte amendamenti i Pack te cilin ne e mbeshtetem dhe e mbeshtesim dhe e miratuam. Kerkuam vetem thjesht qe te shtohej lsquone baze te Kushtetutes dhe te Kodit Zgjedhor. Dhe PS kishte nje rezerve te dukshme pse te futej lsquone baze te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor. Te dyja keto dy dokumente baze te shtetit shqiptar te miratuara me konsensusin e PS aq me teper kur Partia Socialiste ka qene ne pushtet. Pra duke refuzuar te shtoheshin keto fjale PS refuzoi te kalonte amendamentin e Doris Pack. Por ajo qe eshte me e rendesishme ne propozuam qe te miratonim edhe pa kete pike ato pika per te cilat ram ne konsensus. Kukan hodhi ne votim te gjitha pikat e tjera te cilat i diskutuam dhe ram dakord por PS refuzoi te votonte jo vetem ate per te cilen linden polemika por edhe ate per te cilen ram ne konsensus u shpreh deputeti i PD-se dhe njeherazi kryetari i komisionit per Politiken e Jashtme Fatos Beja.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›