Ish-të përndjekurit: Ministria bllokoi fondin e dëmshpërblimit
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Adem Allçi, akuzon Ministrinë e Drejtësisë se ka bllokuar dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve poltikë. Sipas tij, qeveria po përdor ish- të përndjekurit politikë për fushatë elektorale. Në një deklaratë për shtyp, Shoqata Mbarëkombetare e Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e ish- të Përndjekurve Politikë-Ekonomikë (ish- kulakë) të Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë mbi 450.000 votues shqiptarë, baza elektoratit të djathtë dhe votues të së djathtës për 18 vite të pluralizmit deklarojmë publikisht interesat e elektoratit që përfaqësojmë, dhe që jemi të mandatuar nga këta votues për zgjedhjet elektorale të qershorit 2009 deklarojmë si më poshtë: I bëjmë me dije Kryetarit të Partisë Demokratike, dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha si dhe opinionit publik në tërësi se këta votues të djathtë në zgjedhjet e qershorit 2009 do të përfaqësohen mbrenda koalicionit të djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike me kanditatura tonat përfaqësuese të këtyre votuesve, të cilat janë propozuar nga degët tonë në rrethe dhe që plotësojnë kriteret morale profesionale dhe politike.
Kandidaturat tona janë potenciale akademike universitare me një moral dhe fisnikëri të lartë kombëtare dhe përfaqësojnë votuesit fisnikë, pronarë dhe qëndrestarë të diktaturës komuniste, përfaqësojnë 450.000 votues të kësaj popullsie. Është koha e ballafaqimit me të vërteten. 20 kanditatët tonë janë potenciale që i shërbejnë kombit dhe shoqërisë, që i shërbejnë Partisë Demokratike dhe së djathtës në përgjithësi.
Kërkesa jonë mbështetet në të drejtat statutore të Partisë Demokratike, në Kushtetutën e vendit, si dhe në obligimin kombëtar dhe ndërkombëtar të forcave të djathta që kanë marrë përsipër për të zbatuar Rezolutën e Këshillit të Evropës për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë. Duke marrë përvojën e zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në SHBA kur brenda partisë fituese u mor elektorati i Hilari Klintonit me përfaqësinë e saj në qeverisje për të fituar zgjedhjet presidenti Obama. Dhe rezultati që fitues për Obamen. Kjo është përvoja që duhet të ndjekë e djathta shqiptare në përgjithësi për të demokratizuar shoqërinë. Përfaqësimi ynë në këto zgjedhje është dhe një mirënjohje ndaj atyre shqiptarëve që ishin dëshmorët e parë të NATO-s në Shqiperinë e uzurpuar nga diktatura kriminale komuniste enveriste. Është koha të respektojmë ata votues që për 50 vite të diktaturës komuniste qenë qëndrestarët dhe luftëtarët e lirisë dhe demokracisë shqiptare. Shqipëria u pranua në NATO dhe nga gjaku që derdhën këta shqiptarë për vlerat e këtij kombi dhe për ta pasur Shqipërinë në gjirin e kombeve demokratike dhe liridashëse. Ka ardhur koha që në një vend që zhvillon zgjedhje të lira dhe që është anëtar i NATO-s, të përfaqësohet në Kuvendin e ardhshëm me të vërtetën, me ata shqiptarë që kanë një kapital shumë të lartë moral shoqëror dhe politik, që pa këtë kapital nuk nuk mund të drejtosh dhe të zhvillosh demokracinë në bazë të standardeve të NATO-s dhe të vendeve të civilizuara. Ne i kërkojmë mazhorancës dhe opozitës se nuk mund të shkohet në zgjedhjet e ardhshne pa aprovuar ligjin e lustracionit pa pastruar politikën nga politikanë që kanë qenë në shërbim të diktaturës komuniste dhe i kanë bërë dëm shoqërisë duke na shkaktuar neve gjenocid dhe shoqërisë në përgjithësi trauma çnjerëzore. Ky ligj t i shërbejë dekomunistizimit të shoqërisë dhe jo politikës. Një ligj në përputhje me rezolutën e AKE për dënimin e krimeve të komunizmit. Në emër të mijëra shqiptarëve që u martirizuan për demokracinë, i bëjmë apel faktorit politik si Pozitës dhe Opozitës që të punojmë së bashku për të realizuar një proces zgjedhor sa më transparent e të rregullt, duke u bërë thirrje shqiptarëve për të votuar dhe të paraqitemi në keto zgjedhje sa më dinjitozë, si një komb që di të vlerësojë lirinë, që e do lirinë, që respekton vetveten dhe është i denjë për të ndërtuar një demokraci mbas një kalvari traumash dhe mizorish, vuajtjesh të një diktature të paimagjinueshme për brezat e tanishëm. Është koha e vlerave dhe jo e revolucionarëve demagogë të antivlerave.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009