E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezart Taçi: “Milanit dhe yjet e saj do të luajnë sërish në Shqipëri”

Autori i Lajmit: red.
Pas suksesit të “Milan Junior Camp”, të organizuar vitin e shkuar, skuadra italiane e futbollit, Milan, klubi me më shumë tituj në botë, ka prezantuar sot në një konferencë shtypi në Tiranë,aktivitetet që do të organizohen këtë vit në Shqipëri. Sipas menaxherit të klubit të Milanit, ish- futbollistit Daniele Massaro, “në bashkëpunim me ambasadën Ialiane në Shqipëri dhe me kompaninë “Taçi Oil International”, Milani do të organizojë nga datat 6 -10 korrik edicionin e dytë të aktivitetit “Milan Junior Camp” .Aktiviteti, synon zbulimin e talenteve të reja në futbollin shqiptar dhe afrimin e të rinjve me sportin,. “Këtë vit Milan do të sjellë në Tiranë edhe diçka krejt të re si, “Milan Park Tirana”,që përfshin ndërtimin e një parku me lodra për fëmijët dhe të rinjtë në sheshin “Nënë Tereza”, ku hyrja do të jetë falas. Aktiviteti do të organizohet në datat 16-17 maj" – ka theksua Massaro. Ndëkohë që ambasadori Italian në Shqipëri Saba Delia u shpreh se,.“Jam i lumtur që Milani po organizon këto aktivitete në Shqipëri, duke sjellë një frymë zhvillimi tek të rinjtë shqiptar dhe duke rritur bashkëpunimin mes shoqërive të të dy vendeve”. Presidenti i kompanisë “Taçi Oil International”, që mundëson zhvillimin e këtyre akivieteve theksoi se “këtë vit do të organizohet sërish edicioni i dytë i aktivitetit “Taçi Oil Albania Reads”, ku skudra e Milanit dhe yjet e saj do të luajnë sërish në Shqipëri, edhe pse ende mbetet për tu përcaktuar data e saktë për zhvillimin e kësaj miqësoreje duke parë kalendarin e ngjeshur të skuadrës së Milanit”. Konferenca u pëshëndet edhe nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i cili me anë të një video shprehu mirëjohjen e tij ndaj Shqipërisë, duke kujtuar edhe një herë pritjen që iu bë skuadrës italiane nga ana e shtetit shqiptar si dhe nga ana e tifozerisë shqiptare. “Pikërisht ajo pritje ka bërë që të organizojmë sërish një takim miqësor mes Milanit dhe një skuadre shqiptare, brenda këtij viti në Tiranë”- përfundoi Galiani.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›