E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Stamboll, do marrë pjesë në “Konferencën e Liderëve”

Kreu i shtetit Bamir Topi niset sot për një vizitë në Turqi, me ftesë të Kryetarit të Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën” të Stambollit, njëkohësisht dhe President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS), Mustafa Ajdën.

Ai do të marrë pjesë në “Konferencën e Liderëve” që do të zhvillohet në Stamboll ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të lartë shtetesh dhe drejtues universitetesh nga Evropa e Azia.

Presidenti Topi do të mbajë në këtë konferencë edhe një ligjëratë me temë: “Transformimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit në drejtim të zhvillimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fushat arsimore dhe kulturore me Shqipërinë”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›