E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish të përndjekurit: Presidenti po përdor standarde të dyfishta në sistemin e drejtësisë, po e kthen në monopol të emrave të nomenklaturës

Ish të përndjekurit politik reaguan sot ndaj emërimeve të gjyqtarëve nga Presidenti i Republikës, të cilët janë me prapavijë të qartë si eksponentë dhe shërbëtorë të regjimit diktatorial. Përfaqësuesi i shoqatave të të persekutuarve politik, Tanush Kaso, tha sot se kreu i shtetit duhet të heqë dorë nga tentativa për kthimin e sistemit të drejtësisë në monopol të njerëzve të nomeklaturës.


Deklarata e plotë për shtyp “Për ne ish të dënuarit dhe të persekutuarit politikë është akt i dënueshëm dhe i papërgjegshëm dekretimi i Presidentit të emrave të gjyqtarëve që kanë dhënë denime politike dhe mbi qëndrime klasore është e papranueshme dhe jo morale që Presidenti dekreton emra si Vangjel Kosta i cili që ka firmosur dënime politike edhe në grahmaet e fundit të diktaturës Vallë nuk ka Shqipëria emra më të përshtatshëm për një system evropian dhe të ndershëm në drejtësi? Apo Presidenti po ndjek formulën që sistemi i drejtësisë të mbahet monopol nga emra të së kaluarës. Si mundet ky President të përdorë standarte të dyfisha: nga njëra anë të dekorojë viktimat e komunizmit dhe nga ana tjetëer të promovojë në hierarkinë drejtuese të sistemit gjyqësor, persekutorët e gjyqësorit të diktaturës.? Këta gjyqtarë duhet të ishin larguar vullnetarisht, në mënyrë që drejtësia të reformohet rrënjësisht nga hijet famëkeqe të komunizmit Presidenti Topi ka zhgënjyer të gjithë të persekutuarit dhe të dënuarit politikë , aq më tepër që në këtë fushatë Presidenti po përdor dhe njerëz gjoja të persektuar, por që nuk kanë asnjë lidhje me burgjet dhe kalvarin e persekutimit komunist. Bëjmë thirrjë që Presidenti të jetë i përgjegjshëm në dekretime dhe mos përdorë luftë të heshtur me Parlamentin, për qëllimet e tij si p.sh mosfirmosja e Ligjit të shumëpritur nga ne, për Lustracionin dhe deri tek emërimet e gjyqtarëve persekutorë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›