E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama duhet ti dërgonte letër falenderimi dhe ndjese Berishës

Pasi ngriti protesta e barrikada kundër vizave, Edi Rama pati rastin tu tregonte shqiptarëve se ska qenë kundër lëvizjes së lirë të tyre, duke i dërguar një letër falenderimi kryeministrit për këtë arritje madhore, por edhe se shefi i qeverisë nuk u mor me politikë, por me reformat që kërkonte BE. Letra e falenderimit dhe e ndjesës do të ishte një standard moral, por shqiptarët smund ta presin këtë investim nga një kufomë politike, që ngjallet veç kur është rasti për tu bërë dëm bashkatdhetarëve të tij

Edi Rama nxitoi dy ditë më parë, në mënyrë krejt meskine që të mundohej të merrte sa të mundej aksione politike nga rezultati fantastik dhe i shumëpritur i heqjes së regjimit të vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë që posedojnë pasaportë biometrike. Ai shkroi një letër drejtuar presidentit Barroso, ku i thoshte se gjendja politike e tanishme nuk duhej të influenconte në vendimmarrjen pozitive për shqiptarët.
Analiza e thjeshtë nxjerr karakterin krejt imoral të letrës. Së pari, letra u shkrua tre orë, pasi ishte marrë vendimi për rekomandimin pozitiv mbi heqjen e vizave për shqiptarët. Së dyti, në letër spërmendeshin fare emisarët e panumërt që vetë Edi Rama ka dërguar tek ndërkombëtarët, në Bruksel apo në Tiranë, duke nisur me Ditmir Bushatin e Taulant Ballën e duke përfunduar me Valentina Leskaj e Arta Daden, të cilët përcillnin vetëm një mesazh, se shqiptarët sjanë gati për lëvizjen e lirë e se sapo të merret ai vendim, më shumë se 1 milionë shqiptarë do të braktisnin vendin.
Së treti, krejt lëvizja haxhiqamiliste në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek akset rrugore të bllokuara apo në parlament synonte përfshirjen e Shqipërisë në hartën e vendeve me destabilitet, që eksportojnë destabilitet e që me fjalë të tjera duhet të izolohet sa të jetë e mundur më shumë.
Lidhur për arsyet, spo bredhim pas konspiracioneve e bashkëpunimit me fqinjtë joshqiptarë. Po i kreditojmë Edi Ramës thjesht përpjekjen meskine, që sdëshironte që Sali Berisha të përfitonte politikisht nga ky vendim.
Por tashmë shfaqja ka mbaruar, perdja është ulur e dritat kanë rënë. Në këtë stad të ri, shqiptari Edi Rama pati një mundësi të re të tregonte se ishte i tillë, kur do të duhej që si një politikan me përgjegjësi që si përmbushi, ti dërgonte një letër falenderimi Sali Berishës që se bëri betejën politike me të pikë të parë të axhendës politike, por u përpoq dhe ia arriti të siguronte për të gjithë bashkëatdhetarët e tij rekomandimin për lëvizjen e lirë. Një letër falenderimi do të ishte shfajësimi më i mirë për të gjitha efektet negative që mund të kishte pasur beteja politike e së majtës. Njohja e meritës që kundërshtari nuk u hutua tek beteja e ditës, por tek axhenda reformatore që u interesonte të gjithë shqiptarëve, do të ishte shfajësimi i duhur për një politikan, që pranon se e humbi trenin e kontributit për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, por që njeh meritën e kundështarit që su hutua njëlloj si ai.
Letra do të duhej të kishte brenda edhe ndjesën që kryetari i Partisë Socialiste u angazhua në një aksion apatrid, që rrezikoi ti kushtonte shumë Shqipërisë. Ndjesa drejtuar politikanit që ishte në lartësinë e përgjegjësisë që i kishte dhënë verdikti i popullit do të ishte gjithsesi një investim që pensionin politik ta largonte edhe pak, duke i treguar zgjedhësit se një shans tjetër nuk do ta gjente atë poshtë lartësisë që do ti ofronte verdikti i zgjedhësit.
Por kjo letër falenderimi dhe ndjese do të ishte një standard i ri moral në politikën shqiptare, që fatkeqësisht smund të na ofronte një politikan që në aksionin e vet të përditshëm ka veç standardet e hienës, atë të hiles, përdhosjes së investimeve e të kufomave, të interesave të klanit të vet mbi interesat e shqiptarëve. Letra drejtuar Barrosos ishte një tjetër aksion i një politikani apatrid që mundohej tu thoshte shqiptarëve, pasi e kishin arritur pas shumë pengesash aspiratën e tyre shumëvjeçare të lëvizjes së lirë, se sishte ai fajtor për pengesat që u pat nxjerrë gjatë rrugës.
Kërkesa që Rama ti dërgojë një letër falenderimi dhe ndjese kryeministrit Sali Berisha është thjesht një numërim i detyrave që do të duhej të kishte një lider opozite, patriot dhe i përgjegjshëm, pasi afërmendsh, e gjithë Tirana spret gjëra të tilla nga një njeri që thotë se sështë politikan, dhe si qytetar i parë i kryeqytetit më të ndotur të Evropës ka zgjedhur që për vete të shkojë e të jetojë në Pezë.
Ilir Nikolla 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›