Fokus/Shërbimi Sekret Bullgar drejt reformimit, sipas versionit të CIA-s, me vullnetin e kryeministrit të djathtë
Na ishin njëherë e një kohë të frikshmet “roje bullgare”, me të plotfuqishmen “Darzhavna sigurnost”, arma me vdekjeprurëse në shërbim 24-orë të KGB sovjetike. Tre episode për ta përshkruar një kontekst kronologjik. Së pari rastin e frikësimin a kërcënimin e dy gazetarëve italianë të cilët shkruan librin me titull: “Sofje 1973: Berlinguer duhet të vdesë”, mbi “aksidentin” misterioz që mund t’i kushtonte jetën Sekretarit të Partisë Komuniste Italiane. Në vjeshtën e 1973 gjatë udhëtimit të kthimit në aeroportin e Sofjes Berlinguer - pak pasi kishte publikuar në revistën “Rinascita” (rilindja) dy nga tre esetë mbi grushtin e shtetin kilian - ese të cilat kishin material për të përgatitur ideologjikisht dhe publikisht një kompromis historik në Itali mes të majtës dhe të djathtës - ishte protagonist i një atentati-aksident kur një kamion u përplas, duke lënë të vdekur përkthyesin e tij. Një histori e mbetur gjithmonë në hije, për vullnet të vetë Enrico Berlinguer, njeriu i cili shpiku eufemizmin “komunizmi me fytyrë njeriu”, pas pranverës dhe pushtimit të Pragës. Së dyti: kush nuk i mban mend misteret e Sergej Antonov, njeriu i cili me 13 maj të vitit 1981 ndoqi nga afër dorën e Ali Agça, atentatorin e Papa Gjon Palit II? Ky ishte një nga rastet më ekstreme në të cilat shërbimet sekrete të Bullgarisë dolën hapur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Në atë rast, qeveria komuniste e Sofjes mohoi çdo përfshirje në komplot për vrasjen e Papës (i cili nga ana e tij gjatë një vizite në këtë vend tha se ai nuk besonte në një pistë të tillë), duke argumentuar se ky atentat mund të ishte një sulm i gatuar në qarqet antiklerikale në Uashington. Në fund të atij viti, agjentët sekretë më besnikë të Moskës rrëmbyen në Verona, gjeneralin e SHBA-ve Dozier James Lee. Midis të tjerave terroristi Antonio Savasta, anëtar historik i Brigadave të Kuqe, foli për marrëdhëniet ndërmjet “organizatës terroriste” dhe shërbimeve të fshehta bullgare, të cilat kishin detyrën të destabilizimin gadishullin Apenin dhe atë Ballkanik.
Ndërkohë, muri i Berlinit u shemb nga qytetarët e Lindjes dhe Perëndimit, duke ndryshuar kështu botën gjeopolitike, dhe Bullgaria mori një frymëmarrje drejt “Perëndimit”, derisa në 2004 hyri në NATO dhe brenda 2007 mori statusin e anëtarit të Bashkimit Europian. Dhe nuk është çudi që strategjia e re e sigurisë kombëtare të zhvilluar nga Sofja zyrtare parashikon ndërtimin e një agjencie të modeluar sipas CIA-s amerikane. Ministri i Mbrojtjes në ditët e fundit ka propozuar bashkimin e agjencive të fshehta të ndryshme për të centralizuar një strukture të re, e cila do të jetë e aftë të zgjidhë grindjet midis zyrave të ndryshme. Deri më sot, pra, zbulimi ushtarak i raportonte Ministrit të Mbrojtjes, kurse National Intelligence Service (Shërbimi Informativ Kombëtar) raportonte tek Presidenti i republikës.
Qeveria e Bullgarisë, në praktikë, kërkon të ndjekë “shembullin” e organizatës “Dans”, të krijuar në 2008, pas shkrirjes së tre institucioneve të angazhuara në kundërzbulim dhe të sigurisë së brendshme, nën kontrollin e Ekzekutivit. Kreu i shtetit Parvanov (i cili ishte me dosje, gjatë Luftës së Ftohtë, nga agjentët e regjimit komunist), nuk duket se është shumë dakord me këtë lëvizje - në të cilën pretendon se synohet kryesisht dobësimi i pushtetit të presidentit, por ndjenja është se qëllimet e kryeministrit Borisov do të gjejnë një rrugëdalje, duke risjellë të reformuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës bullgare: “Darzhavna sigurnost”.