PASOK: Kërkohet frymë kompromisi
Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Pasok-un grek, Paulina Lampsa tha dje gjatë një prononcimi për mediat se në këtë moment të krizës politike shqiptare, kërkohet një frymë kompromisi mes palëve. “Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e Parlamentit Europian, për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë. Mendojmë që duhet të ketë një frymë kompromisi nga të dyja palët, në mënyrë që të ndihmohet vendi që të arrijë objektivat europiane. Hap pozitiv ishte kthimi i Partisë Socialiste në Kuvend, ndërkohë që duhet të ndërmerret një hap edhe nga pala tjetër për dhënien fund të kësaj krize”, u shpreh ajo. Sekretarja e PASOK-ut vlerësoi rolin e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe në aktivitetin politike të partisë së saj. “Janë një pjesë aktive e Partisë sonë politike dhe do të vijojmë bashkëpunimin me ta, për të zgjidhur sa më mirë problemet e tyre”, u shpreh Lampsa.