E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-të përndjekurit: “Presidenti t’u heqë sa më parë dekoratat eksponentëve të regjimit komunist dhe të dekretojë ligjin e dosjeve”

TIRANE - Kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, i bëri thirrje dje kreut të shtetit Bamir Topi për të hequr dekoratat që u janë dhënë disa eksponentëve të regjimit komunist.
Në prononcim publik, kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, duke falënderuar qeverinë për nisjen e procedurës së dëmshpërblimeve për vitin 2009, solli në dukje dhe faktin që Presidenti u dha 6 muaj më parë dekoratën e mirënjohjes atyre që internuan, burgosën, pushkatuan.
“Deri tani, presidenti Topi, ende nuk gjeti kurajon për t’i hequr dekoratën Skënder Brecës ashtu sikurse e premtoi publikisht në media.
Ndërkohë i kujtojmë z. Topi se në fakt i dekoruar për mirënjohje nga ana  e tij nuk është vetëm Skënder Breca.
Ai ka dekoruar gjithashtu edhe disa eksponentë të tjerë të regjimit komunist dhe i kërkojmë Presidentit t’i heqë sa më parë edhe këto dekorata”, tha ai.
Miraka theksoi më tej se Presidenti nuk duhet të vonojë me dekretimin e Ligjit  “Për pastërtinë e Figurës”.
Topi nis konsultimet për ligjin e Dosjeve, edhe 7 ditë afat për kthimin në Kuvend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›