E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Jemi të hapur për të pranuar aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat”

Ambasadorja çeke në Tiranë, Marketa Filkova flet në një intervistë për “Deutsche Welle”
 
Ambasadorja çeke në Tiranë, Marketa Filkova në një intervistë për “Deutsche Welle” konfirmon mbështetjen që Çekia do t'i japë procesit të zgjerimit të BE-së me vende të Ballkanit Perëndimor, si edhe aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.

Që prej një jave Çekia ka marrë presidencën e radhës të BE-së. Zonja ambasadore, cilat janë prioritetet e saj?
Republika Çeke mbështet zgjerimin e BE. Bashkimi historik dhe stabiliteti i kontinentit evropian do të mbeteshin te papërfunduara pa integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE. Prandaj, është synimi i Presidencës çeke të BE të forcojë më tej perspektivën evropiane të vendeve të këtij rajoni, në bazë të axhendës së Selanikut dhe të mbështesë sa më shumë progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e Stabilizim- Asoocimit.

Cilat janë objektivat që Presidenca çeke synon të arrijë brenda mandatit të saj 6-mujor?
Objektivi do të jetë arritja e progresit maksimal në bisedimet e anëtarësimit me Kroacinë, që ato të bëhen një burim i madh motivues për vendet e tjera. Presidenca Çeke do të interesohet për të përmirësuar marrëdhëniet e BE-së me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe do të mbështesë përgatitjet për dhënien e statusit të vendit kandidat vendeve të tjera të rajonit. Presidenca çeke do te fokusohet në forcimin e shoqërisë civile dhe shtimin e kontakteve njerëzore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Liberalizimi i vizave përbën një moment tjetër për vazhdimin e proceseve të ndryshimeve të brendshme, që janë bazë e përmbushjes së kushteve për anëtarësim. Presidenca çeke do të mbështesë progresin në këtë drejtim.

Qeveria, opozita madje edhe shoqëria civile në Shqipëri janë të një mendjeje se ka ardhur momenti që të kërkohet pa humbur kohë statusi i vendit kandidat në BE. Cili do të jetë qëndrimi i Presidencës Çeke ndaj këtij hapi të Shqipërisë?
Përderisa Presidenca çeke mbështet zgjerimin e BE, natyrisht jemi të hapur për të pranuar aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Po kështu edhe të vendeve të tjera të rajonit që janë të interesuara për këtë status. Natyrisht edhe të Serbisë. Ne jemi të hapur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›