E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria, në grupin e vendeve në zhvillim”

Përfaqësuesja e Misionit të FMN-së në Tiranë Ann Margaret Westin

TIRANE - Përfaqësuesja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë në vendin tonë Ann Margaret Westin, vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes dhe vuri në pah se Shqipëria i ka kaluar sfidat dhe ndodhet në të njëjtën rrugë me vendet në zhvillim.
Përfaqësuesja e Misionit u shpreh se FMN nuk do të ndalë ndihmën dhe mbështetjen për Shqipërinë, përmes konsultimeve dhe asistencës.
“Gjatë këtij programi, Shqipëria, e nisur nga vendet me zhvillimin më të ulët ekonomik, është bashkuar me vendet që janë në zhvillim. Shqipëria që në fillim i është bashkuar programit të FMN-së dhe programi i fundit ishte i 6-i. Gjatë këtyre programeve, ne jemi fokusuar në çështje themelore që kanë të bëjnë me stabilitetin makroekonomik, si dhe në reforma kyçe që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Këto programe kanë të bëjnë me reformat që kanë të bëjnë me privatizimet, administratën e taksave, menaxhimin, mbikëqyrjen e bankave, statistikat dhe privatizimin e sektorëve. Pavarësisht se sot mbyllim programin, ne do ta mbështesim Shqipërinë nëpërmjet konsultimeve apo programeve të asistencës”, u shpreh Ann Margaret Westin.
Përfaqësuesja e Misionit falënderoi në emër të FMN-së, qeverinë për bashkëpunimin që ka pasur me këtë organizëm. “Pavarësisht se kemi kaluar periudha të vështira, ne kemi gjetur mënyra për ti zgjidhur këto probleme që kemi hasur në vazhdimësi. Edhe njëherë dua të falënderoj Shqipërinë në emër të FMN-së, dhe mirë se vini në grupin e vendeve të survejuara dhe që janë në mbikëqyrje”, u shpreh ajo.    

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›