E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-të përndjekurit, çndodh me dosjet që janë në pritje të përgjigjeve të dyta

Udhëzimi i fundit nga Ministria e Drejtësisë për të ruajtur numrin e dosjes. Emrat që kanë marrë përgjigje për kërkesat e depozituara për dëmshpërblim

Laureta Rryçi

Pjesa më e madhe e dosjeve që kanë dorëzuar ish-të përndjekurit ndodhet në fazën e dytë të procesit të shqyrtimit. Për pjesën më të madhe të tyre përgjigja e parë nga Ministria e Drejtësisë ishte që dosja duhej plotësuar me të tjera dokumente. Për të gjithë këta persona nisi një punë e dytë duke shkuar sërish nëpër institucione shtetërore për të marrë dokumentet e nevojshme. Burime pranë ministrisë së Drejtësisë pohuan dje se vetëm pak ditë më parë ky dikaster ka nxjerrë një udhëzim të ri posaçërisht për këtë kategori që ende nuk iu ka kaluar dosja në shqyrtim në themel.
Udhëzimi
Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për të përfituar dëmshpërblim financiar bazuar në ligjin nr. 9831, datë 12/11/2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, se aplikantët të cilët marrin njoftime për plotësim dokumentesh apo plotësim formularësh të vetëdeklarimit në përgjigjen e tyre duhet të përcaktojnë numrin e dosjes dhe datën e regjistrimit të saj. Ky element është shumë i rëndësishëm sepse ndikon në përfshirjen e menjëhershme të dokumentacionit plotësues në dosjen përkatëse. Paraqitja e dokumentacionit plotësues pa numrin e dosjes e bën pothuajse të pamundur identifikimin e dosjes konkrete për shkak të numrit të madh të tyre që ndodhen për shqyrtim pranë Ministrisë së Drejtësisë. Aplikantët që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë për shkak të adresës së gabuar apo shkaqe të tjera do të ndihmohen nga sektori i trajtimit të kërkesave të ish-të dënuarve politik, në Ministrinë e Drejtësisë.
Emrat
Në listë nuk jepen vetëm gjeneralitetet por edhe kërkesat e tyre. Në shumicën e rasteve ashtu siç dhe është bërë publike pjesa më e madhe e kërkesave janë rikthyer për shkak të mungesës së dokumentacionit. Sipas burimeve në Ministrinë e Drejtësisë numri i kërkesave për dëmshpërblim sa vjen dhe rritet. Ndërkohë që shifra e fundit e bërë publike nga ky dikaster ka qenë se deri para pak ditësh janë depozituar mbi 12 mijë kërkesa për dëmshpërblim nga ish-të përndjekurit politike të regjimit komunist. Për trajtimin e këtyre kërkesave është ngritur një grup pune, i përbëre nga 21 specialistë. Sipas saj, dosjet e paraqitura ne ministri i nënshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre iu bëhen të ditura të interesuarve brenda një periudhe të caktuar kohore që zakonisht zgjat disa ditë. Për shumë dosje që rezultojnë me mangësi në dokumentacion njoftohen të interesuarit.
Skema
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar si më poshtë vijon: Në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e ish-Bankës së Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën e zdritshme të dëmshpërblimit, brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitim i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik, ose pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitimi i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik. Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse të ne nuk ka të dhëna”.

Vashe Maksut Biko Kozeli 1/10/1918 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 9404 13/5/2008 Shqyrtim në Themel(i bashkërenduar)
Kundret Vesel Meleqe Kurti 1/5/1926 Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 11547 24/7/2008 Shqyrtim në Themel(i drejtpërdrejtë)
Mark Hil Rozë Hila 31/1/1922 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9403 13/5/2008 Shqyrtim në Themel(i bashkërenduar)
Namik Hasan Baftime Zenelaj 3/5/1937 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 11548 24/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Seit Vesel Meleqe Kurti 15/1/1929 Ngurëz e Madhe, Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 11549 24/7/2008 Mangësi ne Dokumentacion
Vangjel Kost Dile Semini 24/3/1933 Kavajë Dënim me Burg E papërcaktuar 3486 12/3/2008 Shqyrtim në Themel(i bashkërenduar)
Gurtali Osman Nazime Elezi 3/6/1930 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9402 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Merqez Ali Minushe Mustafaraj 1/1/1901 Golem, Gjirokastër Dënim Kapital E papërcaktuar 11550 24/7/2008 Shqyrtim në Themel(i drejtpërdrejtë)
Haxhi Xhafer Dudi Cerova 15/3/1927 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 3662 13/3/2008 Shqyrtim në Themel(i bashkërenduar)
Rustem Ismail Rasiko Kozeli 1/2/1917 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 9401 13/5/2008 Mangësi ne Dokumentacion
Hysen Mustafa Lene Gjini 12/3/1925 Bulqizë Dënim me Burg E papërcaktuar 11551 24/7/2008 Shqyrtim në Themel(i drejtpërdrejte)
Gëzim Qani Nevres Hamiti 29/9/1966 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11472 20/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zenepe Sadik Shuke Gega 12/9/1949 Librazhd Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9400 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bexhet Beqire Hajrie Koleci 14/6/1899 Bulqizë Dënim me Burg E papërcaktuar 11552 24/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Shahe Selim Harzie Gega 21/4/1928 Librazhd Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9399 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qerim Hasan Nurie Dushku 7/1/1923 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 11553 24/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Mehmet Kaso Lala Dida 4/2/1915 Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 9398 13/5/2008 Mangësi ne Dokumentacion
Qazim Xhemal Dile Bylykbashi 2/5/1883 Elbasan Dënim Kapital E papërcaktuar 9397 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vjollxë Besim Hajrije Curri 13/10/1934 Kavajë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11471 20/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kita Nasho Leçe Bello 1/1/1929 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 11554 24/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Bajo Mato Pëllumbe Bajaj 10/11/1891 Vlorë Dënim Kapital E papërcaktuar 9396 13/5/2008 Mangësi ne Dokumentacion
Suzana Petrit Nerënxe Zotaj 28/1/1970 Fier Dënim me Internim apo Debim E papërcaktuar 11556 24/7/2008 Mangësi ne Dokumentacion
Kola Thodhori Efthimia Velo 18/8/1915 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 9395 13/5/2008 Shqyrtim në Themel(i bashkërenduar)
Ilia Vangjel Stathica Minella 10/12/1937 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 9394 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Uke Shaqir Dinore Idrizi 6/3/1937 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 9393 13/5/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Nazar Sali Emine Hysolli 15/5/1918 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 3672 13/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Bajram Muharem Zylkade Sherifi 16/4/1928 Kolonjë Dënim me Burg E papërcaktuar 9392 13/5/2008 Shqyrtim në Themel( i bashkërenduar)
Rakip Harif Lenkë Cenka 7/5/1909 Librazhd Dënim me Burg E papërcaktuar 11470 20/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bari Nuri Nedime Pogoni 14/5/1914 Proger, Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 3684 13/3/2008 Shqyrtim në Themel(i bashkërenduar)
Isa Veis Merushe Vrenozi 31/12/1915 Fier Dënim Kapital E papërcaktuar 11469 20/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Surja Halit Razie Peshkopia 20/4/1900 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11503 23/6/2008 Shqyrtim në Themel(i bashkërenduar)
Zarif Neshet Shazo Sinani 3/10/1918 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11473 20/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Skender Sabaudin Kaje Haznedari 12/4/1948 Durrës Dënim me Internim apo Debim E papërcaktuar 3618 13/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mare Paloke Lule Dukaj 26/9/1935 Vermosh, Shkodër Dënim me Internim apo Debim E papërcaktuar 3992 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hetije Zejnel Shemshinan Prodani 1/6/1903 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11335 17/6/2008 Shqyrtim në Themel( i bashkërenduar)
Sinan Beqir Kushe Bashaliu 1/2/1911 Gjocaj, Peqin Dënim me Burg E papërcaktuar 3360 11/3/2008 Shqyrtim në Themel( i bashkërenduar)
Ida Gjon Marije Melleza 30/7/1935 Shkodër Dënim me Internim apo Debim E papërcaktuar 11752 27/6/2008 Mangësi ne Dokumentacion
Hasan Qerim Shatule Gjiza 12/5/1956 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 11735 27/6/2008 Mangësi ne Dokumentacion
Tom Lek Drande Papaj 8/10/1900 Kastrat Dënim Kapital E papërcaktuar 11733 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Niman Ibrahim Bezgo Delia 1/1/1911 Gjakovë, Kosovë Dënim Kapital E papërcaktuar 11729 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Liri Xhevat Nezahete Luarasi 12/7/1927 Ersekë Dënim me Internim apo Debim E papërcaktuar 11530 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bitije Ramadan Selvi Nurçe 25/11/1935 Ersekë Dënim me Internim apo Debim E papërcaktuar 11529 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pal Jak Prene Marku 11/12/1919 Ungrej, Lezhë Dënim me Burg E papërcaktuar 11734 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pashk Pjeter Prene Piroli 10/4/1914 Zheje, Lezhe Dënim me Burg E papërcaktuar 11731 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zeqir Beqir Hanko Derstila 7/1/1913 Derstile, Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 11730 27/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ismet Hamit Hake Nurçe 8/9/1929 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11528 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rapo Azbi Gurije Tingo 28/8/1942 Plase, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11709 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Petro Ilia Petrulla Zguri 3/6/1956 Plasë, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11711 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bajram Avdi Fatime Gjinaj 6/6/1901 Canaj Dënim me Burg E papërcaktuar 11707 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Estref Qamil Salushe Musaj 30/8/1924 Kishte, Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 11713 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Manush Myslim Zehe Nanxa 6/3/1955 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 11712 26/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Taf Elez Beshke Vata 5/2/1901 Sumaj Dënim me Burg E papërcaktuar 11708 26/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Kristo Dhimitri Eftali Stefa 15/10/1900 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11710 26/6/2008 Shqyrtim në Themel( i bashkërenduar)
Shefki Abidin Kike Agolli 10/11/1889 Cangonj, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11714 26/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Zmaragda Dhionis Efigjeni Koleci 31/5/1930 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11660 25/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Faik Yzeir Adevi Hasani 6/9/1915 Zvezdë Dënim me Burg E papërcaktuar 11527 24/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)

19 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›