E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet shëndetësore vullnetare, procedurat që duhen ndjekur

Kontributi është 3.4% e pagës mujore minimale të përcaktuar çdo vit me VKM. Kategoritë që mund të sigurohen vullnetarisht pranë ISKSH-së

Sigurimet shëndetësore vullnetare, procedurat që duhen ndjekur

Kontributi është 3.4% e pagës mujore minimale të përcaktuar çdo vit me VKM. Kategoritë që mund të sigurohen vullnetarisht pranë ISKSH-së

Emanuela Sako
Për t’u bërë pjesë e përfitimeve që ofron ISKSH-ja ka disa mënyra edhe për ata që nuk janë në proces pune apo që ndodhen jashtë vendit. Kështu, pranë ISKSH-së mund të sigurohesh edhe në mënyrë vullnetare, duke ndjekur procedurat e përcaktuara me ligj.
Sigurimi vullnetar ka të bëjë me ata njerëz që janë të vetëpunësuar në qytet ose në fshat, që vetësigurohen dhe duan të përfitojnë shërbime të njëjta me të siguruarit. Në këtë rast personi mund të paraqitet vullnetarisht për të përfituar këto shërbime, duke bërë pagesën përkatëse pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shëndetësore. Pas kryerjes së këtyre procedurave, i siguruari mund të përfitojë shërbimet që ofron skema. Që personi i siguruar, në mënyrë vullnetare, të përfitojë sigurim shëndetësor, duhet fillimisht të paguajë kontributin në masën e përcaktuar për një periudhë kohe për një vit. Me ndryshimin e pagës minimale do të ndryshojë dhe përqindja që duhet të paguajnë qytetarët që duan të sigurohen në mënyrë vullnetare.
Sigurimi
Të gjithë të siguruarit në mënyrë vullnetare duhet të paguajnë kontributin në masën e përcaktuar për një periudhë kohe një vit. Më pas pagesat bëhen si parapagim dhe për periudha jo më pak se tre muaj. Masa e kontributit është 3.4% e pagës mujore minimale të përcaktuar çdo vit me vendim të qeverisë. Qytetarët që duan të sigurohen në mënyrë vullnetare duhet të drejtohen pranë drejtorive rajonale të ISKSH-së, ku mund të marrin sqarimet përkatëse dhe të bëhen pjesë e skemës së sigurimeve. Pjesë e kësaj skeme mund të bëhen kategori të caktuara të qytetarëve, si të gjitha gratë apo burrat që nuk kanë punuar asnjëherë dhe që janë në moshë pune. Po kështu, mund të përfshihen emigrantët një kategori e caktuar e studentëve etj.
Kategoritë
Kategoritë që mund të sigurohen në mënyrë vullnetare janë disa dhe të gjithë që bëjnë pjesë në këtë listë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e skemës së përfitimit nga ISKSH-ja. Në këto kategori përfshihen të gjithë ata qytetarë që nuk kanë qenë ndonjëherë në marrëdhënie pune, ata që nuk kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë, ata që nuk përfitojnë të drejtën për t’u regjistruar si punëkërkues të papunë dhe janë në prag të moshës së pensionit të pleqërisë. Pjesë e skemës mund të bëhen edhe ata qytetarë që ndodhen jashtë kufijve të vendit. Të tillë janë
studentët shqiptarë që vazhdojnë studimet pasuniversitare dhe specializimet jashtë shtetit dhe duan të përfitojnë nga skema kur ndodhen në Shqipëri. Njëkohësisht, në këtë kategori janë emigrantët shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë shtetit dhe kërkojnë të përfitojnë për periudhën kur ndodhen në Shqipëri. Mund të sigurohen vullnetarisht personat që kanë periudha shkëputje nga puna me leje, pa të drejtë page, si edhe të gjitha rastet që i vlerëson ISKSH-ja. Personi që kërkon të sigurohet vullnetarisht, në bazë të Rregullores së Sigurimit Vullnetar, lidh një akt-marrëveshje me Drejtorinë Rajonale të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, në të cilën përcaktohet shuma e kontributit që personi duhet të paguajë, mënyra e pagesës si edhe përfitimet nga skema.

Përfituesit

Shtetasit mund të sigurohen vullnetarisht në rastet kur:
Nuk kanë qenë ndonjëherë në marrëdhënie pune
Nuk kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë
Nuk përfitojnë të drejtën për t’u regjistruar si punëkërkues të papunë dhe janë në prag të moshës së pensionit të pleqërisë
Janë studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet pasuniversitare dhe specializime jashtë shtetit dhe duan të përfitojnë nga skema kur ndodhen në Shqipëri
Janë emigrantë shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë shtetit për periudhën kur ndodhen në Shqipëri
Kanë periudha shkëputje nga puna me leje pa të drejtë page
Dhe të gjitha rastet që i vlerëson ISKSH-ja

Dokumentet që dorëzohen në DRSKSH
Certifikatë lindje
Vërtetim për vendbanimin e tij
Deklarim nga mjeku i përgjithshëm ose i familjes për gjendjen e tij shëndetësore
Kërkesë me shkrim

ISHP nis një studim kombëtar për përdoruesit e drogave

Autoritetet shëndetësore do të kryejnë një studim, që do të bëjë të njohur se sa është numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri. ISHP-ja po tenton të kryejë një studim për përdorimin e lëndëve narkotike, duke u bazuar tek adoleshentët në mënyrë specifike.
Aktualisht nuk ka shifra të sakta mbi numrin e përdoruesve të drogave, po ashtu edhe për adoleshentët, ndërkohë që shifrat që qarkullojnë konsiderohen të pabazuara në studime profesionale.
Aktualisht, ISHP-ja ka zhvilluar fazën e parë të një cikli trajnimesh me adoleshentë në kuadrin e parandalimit të këtij fenomeni. Trajnimet janë zhvilluar në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnjë, Kavajë. Në këto trajnime marrin pjesë adoleshentët, të cilët sensibilizojnë bashkëmoshatarët për mospërdorimin e drogës dhe efektet negative që shkakton te përdoruesit. Sipas të dhënave nga ISHP-ja, për vitin 2008 janë kryer 1085 episode trajtimi, ku janë trajtuar 217 pacientë. Përsa u përket llojeve të drogave të përdorura, rreth 90% e pacientëve që kërkojnë trajtim janë përdorues të opiateve, kryesisht të heroinës. Të dhënat tregojnë se ka një rritje të lehtë të përdoruesve të kokainës, ndërkohë që vihet re rritje në përdorimin e drogave sintetike si amfetaminat, ketaminat etj.

19 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›