Projektbuxheti i shëndetësisë për 2009-n rritet me 10,4 për qind
Investohet më tepër për barna dhe pajisje për mbulimin e spitaleve. MSH dhe QSUT, përcaktohen blerjet që do të bëhen nga përfundimi i tenderave
Emanuela Sako
Projektbuxheti i shëndetësisë, i përcaktuar për vitin 2009, parashikon një rritje në masën 10,4 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Autoritetet përkatëse kanë parashikuar që projektbuxheti i shëndetësisë për vitin 2009 të kapë vlerën e 25 567 930 000 lekëve, që do të shpërndahen në bazë të nevojave që ka sektori i shëndetësisë në të gjithë vendin. Fondi i përgjithshëm për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2009, në krahasim me buxhetin suplementar të vitit 2008, është parashikuar të rritet në masën 10.4 %, duke përfaqësuar 2.1 % të PB-së. Sipas deklaratave të bëra nga MSH-ja, investimi më i madh do të shkojë për blerjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Kjo ndodh për shkak të mungesave të mëdha që janë hasur gjatë këtij viti në të gjitha spitalet e vendit, ku pacientët i kanë blerë vetë medikamentet dhe për një sërë vizitash i janë drejtuar klinikave private.
Projektbuxheti
Ndarja e buxhetit për vitin 2009 do të bëhet sipas nevojave që kanë spitalet për të mbuluar të gjitha shpenzimet sipas sektorëve të përcaktuar. Shpenzimet e personelit për vitin 2009 janë parashikuar në masën 2.8 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet për mallra dhe shërbime në masën 1,64 miliardë lekë. Gjatë vitit 2008, pagat e profesoratit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, u rritën me 4.14 %, pagat e mjekëve me 12.28 %, të infermierëve me 12 % dhe të stafit mbështetës me rreth 11 %. Përsa i përket shpenzimeve kapitale, buxheti i kësaj ministrie për vitin 2009 është 4,3 miliardë lekë ose 22.9 % më shumë se viti 2008. I gjithë ky buxhet do të shpërndahet në shërbimet kryesore shëndetësore, si në përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit parësor, përmirësimin e infrastrukturës së shërbimit të kujdesit dytësor (spitalet), si dhe në QSUT. Objektivat kryesore që synohen të arrihen gjatë vitit 2009 janë: monitorimi i aktiviteteve të Drejtorive të Shëndetit Publik të qarqeve, plotësimi i nevojave për 50 për qind të pacientëve me aktivitet rehabilitues dhe integrues etj. Por një çështje tjetër kryesore është dhe plotësimi 100% me barna dhe pajisje mjekësore apo mbulimi i plotë i shërbimit të urgjencës në të gjithë vendin. Çështje tjetër, ku do të fokusohet MSH-ja, është arritja e vetëmjaftueshmërisë kombëtare me gjak me 25000 dhurime vullnetare për vitin 2009.
QSUT
Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja kërkuan shtyrjen e afatit të procedurave të tenderimit, në mënyrë që të realizohen të gjitha procedurat me firmat kontraktuese. Kështu, procedurat që do të zhvillohen nga Ministria e Shëndetësisë janë për blerje aparaturash laboratorike në rrethe dhe pajisje frigoriferike për shërbimin e morgut në disa spitale me fondin 22 500 000 lekë. Në këto procedura përfshihet edhe ndërtimi i godinës së sëmundjeve akute në Spitalin e Shkodrës me fond limit 1 333 334 lekë pa tvsh. Procedurat që do të kryhen nga MSH-ja përfshijnë edhe zgjerimin e infrastrukturës së komunikimit të rrjetit të Ministrisë me fondin limit 99 500 000 lekë, si dhe shtrirjen e shërbimit të hemodializës në sektorin privat. Ministria po punon për nxjerrjen e një fondi prej 40 000 000 lekësh, i cili do të shërbejë për kryerjen e shërbimit të hemodializës në klinika private të specializuara. Të gjitha procedurat që kryhen nga Ministria janë: blerje aparaturash grafi-skopi me fond limit 83 333 300 lekë, furnizimi i institucioneve shëndetësore me materiale konsumi për laboratorë me një fond limit 82 299 000 lekë. Ndërsa procedurat e prokurimit që do të kryhen në QSUT janë të përcaktuara qartë, sipas rregullores së përcaktuar me ligj. Në QSUT do të kryhen prokurimet për blerjen e Citostatikëve 47 214 000 lekë; Kontraste me fond limit 14 000 000 lekë; materiale mjekësore për kirurgjinë vaskulare, me fond limit 5 306 780 lekë; medikamente për kirurgjinë vaskulare, me fond limit 5 632 000 lekë; Kite dhe reagentë, me fond limit 60 000 000 lekë; materiale për kardiokirurgjinë, me një fond limit 6 289 000 lekë; materiale mjekësore për neurokirurgjinë, me një fond limit 29 999 969 lekë; blerje aparaturash elektromjekësore për shërbimin e neurokirurgjisë, me fondin limit 21 666 667 lekë. Po kështu, një fond i posaçëm prej 5 600 000 lekësh do të shkojë për pajisje hotelerie në Pediatrinë e QSUT-së, në pjesën e rikonstruktuar.
19 Nentor 2008