E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ish-të përndjekurit do të votojnë për PD”

05-05-2013 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, shprehet se ish-të përndjekurit do të votojnë për Partinë Demokratike. Në një postim në “Facebook”, Halimi njofton se është takuar me Shoqatat e të Përndjekurve Politikë në qytetin të Durrësit dhe ka marrë prej tyre mbështetjen që do t’i japin Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. “Sot u takova me Shoqatat e ish-Përndjekurve Politikë në qytetin të Durrësit. I ftuar nga ish-përndjekurit politikë, në prani të kryetarit të Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë për këtë qytet Agron Thama; drejtorit të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka dhe kryetarit të Shoqatës Mbarëkombëtare të ish-të Përndjekurve Politikë, Adem Allçi, si dhe në prani të qindra ish-të përndjekurve politikë të qytetit të Durrësit, u informova për vendimin e rëndësishëm që ata kishin marrë. Ish-të përndjekurit do të mbështesnin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Punësim, Mirëqenie e Integrim në zgjedhjet e 23 qershorit. Vendimi u prit me ovacione nga qytetarët e pranishëm në sallë. Me këtë mbështetje, fitorja e Partisë Demokratike më 23 qershor është edhe më e thellë. Bashkë me familjet që lanë pas ata mijëra ish-të përndjekur politikë që sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe demokraci, bashkë më ata që i mbijetuan dhunës dhe persekutimit komunist, me 23 qershor do të sigurojmë një fitore si ajo e 22 marsit të vitit 1992. Me ne, integrimi, mirëqenia, punësimi i ish–të përndjekurve politikë dhe fëmijëve të tyre është i sigurt. Përpara!”, shkruan Halimi në profilin e tij në “Facebook”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›