Ish të përndjekurit, emrat që pritet të miratohen
05/01/2009 Ministria e Financave, EKB dhe ZQRPP nisin procesin e verifikimit të dosjeve. Vendimi do të merret nga qeveria
Rreth 1200 ish të përndjekur politikë janë të pritje të verifikimeve që duhet të bëjë Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe ZQRPP-ja, përpara se qeveria të miratojë listën me shumat e dëmshpërblimit për vitet e burgut, që kanë bërë gjatë regjimit diktatorial. Në vendimin e miratuar në qeveri, në mbledhjen e fundit të vitit 2008, krahas 1100 emrave të miratuar për dëmshpërblim, në një listë të veçantë përfshihen edhe emrat që presin përgjigjet përfundimtare nga tre institucionet. Kështu Ministria e Financave, EKB dhe ZRPPQ-ja duhet të verifikojnë nëse ish-të përndjekurit politikë kanë marrë ose kanë përfituar dëmshpërblim nga ligjet e miratuara më parë (dëmshpërblime në të holla apo letra me vlerë, apo pasuri të paluajtshme). Nëse provohet se një ish- i përndjekur ka marrë më parë dëmshpërblim, atëherë shuma e përfituar në këtë rast i zbritet shumës totale të dëmshpërblimit që duhet të marrë ai për vitet e burgut të kryer.
Përfituesit
Nga ligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë së pari do të përfitojnë ata persona që janë dënuar me burg, ose familjarët e e viktimave të ekzekutuar. Në relacionin e depozituar në qeveri, nga Ministria e Drejtësisë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2008, thuhet se procesi i verifikimit për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me gjemba deri në vitin 1954 ende nuk ka përfunduar. Po kështu dëmshpërblimi i të dënuarve me internim apo dëbim do të jetë objekt i një vendimi tjetër të Këshillit të Ministrave. Në këtë rast është menduar që masa e dëmshpërblimit të jepet në formën e një pensioni. Në skemën e dëmshpërblimit financiar do të përfshihen të gjithë ata persona që janë dënuar me vendime penale të formës së prerë të gjykatav të zakonshme, gjykatave speciale apo të urdhrave të organeve të hetuesisë gjatë periudhës 30 nëntor 1944 deri më 1 tetor 1991.
Procesi
Në ditët e para të muajit janar pritet të nisë dëmshpërblimi financiar për rreth 1100 emrat e ish të përndjekurve politikë, të cilat u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë. Qeveria ka përcaktuar një fond prej 2 miliardë lekësh për vitin 2008 për ish të përndjekurit, ndërsa Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje atyre të bëjnë çdo përpjekje për plotësimin e dokumentacionit në mënyrë që të mund të përfitojnë sa më shpejt nga fondet që qeveria ka përcaktuar dhe do të përcaktojë për dëmshpërblim.
Lista e plote ne gazeten e shtypur