Ish-të përndjekurit, gati lista për dëmshpërblimin në korrik
Ministria e Drejtësisë: Prioritet emrat e të pushkatuarve pa gjyq
Brenda muajit korrik do të përfundojë trajtimi i kërkesave për kategorinë vrasje pa gjyq për ish të dënuarve politik. Sektori i ish-të përndjekurve politik në ministrinë e drejtësisë do të përfundojë po ashtu edhe ndryshimet në 22 listat e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Drejtoresha e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, Enkeledi Hajro shprehet se pranë kësaj ministrie janë regjistruar rreth 20589 kërkesa të personave të interesuar. Rreth 2000 kërkesa i përkasin kategorisë së viktimave të pushkatuara padrejtësisht pa gjyq, ndërsa 11.000 emra janë të miratuara tashmë. Sektori i ish-të përndjekurve politik në Ministrinë e Drejtësisë po punon intensivisht për të përfunduar shqyrtimin administrative të kërkesave duke përcaktuar masën përfundimtare të dëmshpërblimit për çdo ish të dënuar politik gjatë regjimit komunist.
...