E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Gjirokastër, humb jetën një 23-vjeçar

Nje aksident me pasoje vdekjen e nje 23 vjecari eshte shenuar mengjesin e sotem ne autostraden Gjirokaster Kakavije, ne fshatin Sofratike automjeti me targa Gj 0100 B ka dale nga rruga duke u perplasur ne kanal. Burime nga efektivat e policse rrugore bejne me dije se automjeti i drejtuar nga shtetasi Arber Kazma nga fshati Lazarart ishte duke udhetuar drejt Gjirokastres por pas humbjes se kontrollit makina tip volksëagen eshte perplasur me nje prej tabelave te sinjalistikes rrugore duke perfunduar jashte rruges automobilistike.

Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta te policise te cilat edhe pse kane nisur trupin e 23 vjecarit drejt spitalit rajonal Omer Nishani ne nje kohe rekord fatkeqesisht ky i fundit nuk ka mundur te shpetoj nga vdekja si pasoje e plageve teper te renda qe kish marre. Lageshtira ne rruge dhe shpejtesia e madhe jane dy pistat te cilat policia rrugore ka ngritur per momentin por rezultatet perfundimtare do te jepen pas kqyrjes se plote te vendit.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›