E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta- Hague, të vendoset dialogu

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta gjatë një bisede telefonike me Sekretarin Britanik të Shtetit për çështjet e Jashtme, Uilliam Hag, përveçse e ka uruar për detyrën e re ka folur edhe për situatën politike në Shqipëri. Ata ndanë dëshirën për përmirësimin e klimës së brendshme politike duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së dialogut politik në vend.

Meta i vlerësoi marrëdhëniet Tiranë - Londër si shumë të rëndësishme. Hag nga ana e tij, e siguroi ministrin e jashtëm shqiptar për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në integrimin evropian të Shqipërisë. Sekretari Britanik i Shtetit për çështjet e Jashtme vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon duke theksuar se Ballkani Perëndimor do të jetë një prioritet i rëndësishëm në politikën e jashtme britanike dhe se Konferenca e Sarajevës do të jetë një moment inkurajimi për rajonin.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›