E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i qetesise ne Kosove

Viti i pare i Kosoves se pavarur ka kaluar qetesisht, por procesi i njohjes ka qene shume me i ngadalte sec pritej.

Kjo eshte edhe rezultat i hapave te marra nga Beogradi, mes te cilave dergimi i ceshtjes se ligjshmerise se pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Megjithate, ende nuk dihen synimet afatgjata te Serbise.

Edhe festimet e njevjetorit te pavaresise ne Kosove, afro nje muaj me pare, u shoqeruan me nje ndjesi zhgenjimi.

Pak dite para shpalljes se pavaresise, kryeministri Hashim Thaci tha se ne nje periudhe te pare Kosoven do ta njohin 100 shtete. Nje vit pas pavaresise, rreth 55 vende e kane pranuar shtetin e Kosoves, cfare perfaqeson me pak se nje te treten e vendeve anetare te OKB-se. Rol ka luajtur dhe politika e ndjekur nga Beogradi, e cila ka qene relativisht e moderuar. Kjo eshte deshmuar vecanerisht me pranimin e misionit te EULEX-it.

Misioni, i cili ishte parapare te ndihmonte Kosoven ne periudhen e tranzicionit drejt shtetesise se plote, tashme eshte neutral ndaj statusit dhe duket se Serbia ka nje lloj te drejte ligjore ne Kosove. Ky fakt deshmon se pavaresia nuk eshte nje pune e kryer, sic pretendon Londra dhe Uashingtoni.

Por, shumecka mbetet e paqarte. Te gjitha keto fitore te vogla te Beogradit nuk te krijojne idene se cfare deshiron te arrije Serbia ne afat te gjate. Me gjithe retoriken serbe se nuk do ta pranojne asnjehere Kosoven e pavarur, anketat e opinionit tregojne se serbet e kane kuptuar shume mire se Kosova eshte e humbur.

Ne keto kushte ka pasur sugjerime se Serbia eshte e interesuar per copetimin e Kosoves, duke marre veriun e Kosoves ose 15% te territorit qe banohet me shumice serbe. Qe te ndodhe nje gje e tille duhet nje politikan i gatshem te marre pergjegjesite per nje hap te kesaj natyre. Shume vezhgues, gjithnje e me shume, po pyesin se a e di Serbia cfare deshiron? Duket se Beogradi nuk ka nje strategji per Kosoven.

Nga ana tjeter, bashkesia nderkombetare po fokusohet ne Bosnje, ku ka rritje tensionesh. Zgjidhja e problemeve atje kerkon dhe ndihmen e Serbise, cfare i ofron Beogradit nje mundesi tjeter per te permiresuar besueshmerine e vet. Per Serbine, ashtu si dhe per bashkesine nderkombetare, duket se Kosova eshte problem i se djeshmes, me gjithe potencialin qe te krijoje shqetesime ne te ardhmen.

Marre nga "Jane's Foreign Report"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›