E treta e verteta
Nga Petrit Selimi
Para rrumbullak gjashte vjetesh, me plumba snajperi u vra Kryeministri i Serbise Zoran Djindjic. Vendimi perfundimtar i gjykates serbe, qe gjykoi organizatoret e vrasjes, te cilet vinin nga struktura legale policore, ishte se Djindjic ishte vrare nga nje rrjet i gjere, ku nuk dihej sakte se ku fillon shteti e ku mafia.
Arsyet ishin te shumta. Prej frikes se do t'ia dorezonte Hages shefin e njesive speciale Legija, e deri tek fillimi i luftes kunder krimit te organizuar. S'do mend se arsyetimet e krimineleve nuk e fshehin faktin qe Kryeministri i pare pro-europian serb, ne momentin e vrasjes kishte bere armiq tejpertej peizazhit politik dhe shoqeror serb, qe deshironin ta shihnin te zhdukur me cdo kusht.
Ishte teper i kthyer kah ardhmeria ne nje shoqeri qe ende s'kishte qeruar hesapet me te kaluaren. Nje perspektive e nje zogu te lire mbi re, qe shikon te miren ne nje horizont te larget, gjersa pacovat dhe ujqit sundonin token dhe nentoken.
Fatkeqesisht, situata politike ne Serbi u zhvillua ne drejtim te nje kohabitacioni dhe tolerance midis zogjve dhe pacovave. Dhe ndonje gjirafe.
Ne nje periudhe degjon Tadicin duke klithur se Serbia e re eshte lider i demokracise dhe ka ikur nga e kaluara e nje shteti kriminel, ne anen tjeter ke Ministrin e Qeverise serbe per investime kapitale Mrkonjic, duke deklaruar se Milosevic do te mbetet gjithmone hero i popullit.
Nje dite ke Qeverine serbe, duke bindur boten se si shtet demokratik mund te garantoje te drejtat e shqiptareve ne nje ide teresisht absurde te autonomise, ne anen tjeter ke Jeremicin, poster boy'in e versionit me te ri te nacionalizmit serb, duke mbajtur fjalime me teza te pastra raciste se shqiptaret jane popull kriminel dhe te paafte per shtet.
Por, diskrepanca me e madhe e politikes zyrtare serbe ndodh ne kontaktet qe kane me te huajt.
Nje nga nje dhe vec e vec, secili prej tyre, u thone emisareve nderkombetare se jane te vetedijshem qe Kosova eshte e humbur per ta. Ne konferenca shtypi e takime publike, thone se kurre nuk do te leshojne pe ndaj Kosoves.
Kjo tendence e nje realiteti te dyfishte, qe sundon ne politiken serbe, ka qene gjithmone prezente. Kosova private e jetes se perditshme, fare e parendesishme dhe teresisht e panevojshme, dhe Kosovo e Metohija publike, e perrallave dhe propagandes, kishe djepi dhe cica e Serbise.
Megjithate, kam shprese se me 2009 Serbia do te detyrohet te perzgjedhe njerin realitet. Politikanet serbe jane te tmerruar nga kriza globale dhe vala e recesionit, sepse Serbia, per dallim nga Kosova e insuluar (me zor) nga kanalet boterore te ekonomise se mirefillte, eshte e varur nga investimet e jashtme. Kane shitur shumicen e firmave te vlefshme dhe nuk kane baze te mjaftueshme financiare per ta mbuluar biren gjigante ne buxhet.
Gazetat serbe, te famshme per kallje emocionesh e ndezje krizash, po punojne ne shpejtesine e peste. Cdo dite lajmerohet per humbje te vendeve te punes. Serbia nuk ka pare sot as per pensione (per popullaten me te vjeter ne Europe), lere me per nje strukture te tere paralele ne Kosove.
Mbrojtesi i tyre diplomatik - Rusia eshte ne gjendje edhe me te rende. Po te vazhdoje recesioni edhe nje kohe, Rusia do te perjetoje kolaps total, per shkak te mungeses se te ardhurave nga shitja e resurseve natyrore.
Degjova peshperima se Zevendespresidenti i SHBA've, Joe Biden, ka siguruar lidershipin kosovar se Rusia nuk eshte ne gjendje te diktoje me politike ne skenen globale, per shkak te problemeve ekonomike.
Problemet ne Serbi nuk do te duhej te ishte platforma e veprimit te lidershipit serb. Por, ja qe brenda nje dekade, Kosova perseri ka avantazh ne hapa, te cilen, tani, kur eshte e treta e verteta, do te duhet ta shfrytezojme, jo per ndonje arsyeje cinike, por per t'u shkeputur perfundimisht nga hija e marredhenieve me Serbine.
Nje rritje ekonomike e qendrueshme, privatizimi i suksesshem i dy-tri aseteve kryesore, dhe progres i vazhdueshem ne reformat fiskale, te gjyqesise dhe arsimit.
Me shume se gjithcka, eshte e nevojshme te shpjegohet mire dhe te perseritet cdo dite kjo marreveshje qe kemi bere me boten, me 17 shkurt 2008: Ne do ta fitojme pavaresine nese jemi shtet qytetar, dedikuar mbrojtjes se diversitetit etnik dhe fetar.
Keto fjale qe burojne nga Kushtetuta, jane baza e detyrueshme e veprimit per kendo ne kete shtet.
Ndoshta nuk do te kemi mirekuptim nga BE.
Ndoshta ata nuk do te jene te gatshem te bejne presion ndaj Serbise per njohje te realitetit ligjor dhe politik, nese jo te atij statusor.
Raporti i Ban Ki Moon, i aprovuar ne Keshillin e Sigurimit, megjithate ka lene hapesire te gjere interpretimi dhe do te duhej te jete udherrefyes per krijim te shtetit me sistem unik dhe koherent ligjor dhe administrativ, plotesisht funksional ne kufijte e vet, nese jo bash ne 100% te tere territorit.
Kemi mundesi te shkelqyeshme t'i bejme ca hapa perpara, po te mos ishte tendenca fatkeqe e jona qe ne mes te valles t'i nderrojme hapat.