Ish-të përndjekurit, ku do të tërhiqen paratë
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Financave është e gatshme të fillojë shpërndarjen e kompensimit për ish-të përndjekurit politikë. Zëvendësministri Sherefedin Shehu thotë se 1100 të përndjekurit e parë do të kompensohen brenda 15 janarit. “Shuma e përfshirë dhe e llogaritur në vendimin e datës 29 dhjetor është 1 miliard lekë, po kaq është shuma që ne kishim parashikuar në buxhetin e vitit 2008. Kjo shumë është transferuar në një llogari të posaçme dhe Ministria e Financave do të hapë tenderin për të zgjedhur një bankë ku do të hapen llogaritë personale të përfituesve”, - deklaroi Sherefedin Shehu, zëvendësministri i Financave. Ngadalësia në kompensim, sipas zëvendësministrit, vjen nga procedurat e hartimit të listave nga Ministria e Drejtësisë. Shuma e parave që përfitohet është një pjesë shumë e vogël e sasisë që pretendohet nga ish-të përndjekurit. “Shuma e këtyre përfituesve, pasi ka dhe disa limite, ligji thotë që do të paguhet me tetë këste, që do të thotë që secili nuk mund të marrë më shumë se 1/8, për të ruajtur kriterin e barazisë dhe të drejtësisë dhe njëkohësisht nuk mund të marrë më pak se 100 mijë lekë dhe më shumë se 1 milion. Pra, ka dhe një limit të sipërm”, - vijoi Shehu. Veç 2 miliardë lekëve të tjera të vëna në buxhet si kompensim për ish-të përndjekurit, në 2009-n kjo shtresë pritet të përfitohet edhe nga privatizimi. Vlera e përfitimit shkon deri në 2 miliardë lekë të tjerë, ndërkohë që fatura e përllogaritur është mbi 15 miliardë lekë. Çdo i dënuar i sistemit komunist shpërblehet me 2 mijë lekë për ditë burgu.
Vendimi
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së datës 29 dhjetor 2008 vendimin për listën e dëmshpërblimit të 1100 të përndjekurve politikë, me një vlerë totale prej 2 miliardë lekësh. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo shumë do të kalojë në llogari dhe do të fillojë shpërndarja e tyre ditët e para të janarit. “Miratimi i vendimit në përputhje me ligjin është kusht i domosdoshëm për disbursimin e kësaj shume, shuma më e madhe që është disbursuar ndonjëherë. Me këtë rast u bëj thirrje të përndjekurve politikë të bëjnë çdo përpjekje për plotësimin e dokumentacionit, e kam fjalën jo për këta 1100, por edhe për të tjerë të mund të përfitojnë sa më shpejt nga fondet që qeveria ka përcaktuar dhe do të përcaktojë për dëmshpërblimin e tyre. Këto 2 miliardë i përkasin këtij viti”, - tha kryeministri Berisha.
Dëmshpërblimi
Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi. Ministria e Drejtësisë, brenda një jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblimin, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim sipas këtij ligji. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan në vlerë të plotë dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
Tërheqja e parave
Dëmshpërblimi financiar i depozituar në llogaritë bankare tërhiqet personalisht nga vetë ish-i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar. Kur ish-i dënuari politik ka vdekur apo vdes para ditës së tërheqjes së kësteve të dëmshpërblimit, shumën e parave e përfitojnë, në pjesë të barabarta takuese, vetëm familjarët e tij, të përcaktuar në nenin 8 këtij ligji. Kur asnjë prej tyre nuk është gjallë, dëmshpërblimi shuhet dhe fondet i kthehen Buxhetit të Shtetit. Banka e nivelit të dytë lejon tërheqjen e të gjithë depozitës nga përfituesit e përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, vetëm pasi ata/ai depozitojnë /depoziton personalisht certifikatën e vdekjes së ish të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë së tij dhe dokumentin, që vërteton se të paktën që njëri prej tyre është gjallë. Banka e nivelit të dytë, në dokumentin përkatës, shënon të dhënat e personit/personave që tërheq/tërheqin dëmshpërblimin, për llogari të vet dhe të të gjithë përfituesve. Një kopje e këtij dokumenti dhe e dokumentit që provon tërheqjen e llogarisë bankare, i bashkëlidhen dosjes individuale në Ministrinë e Financave. Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në kundërshtim me paragrafët e mësipërm të këtij neni, edhe nëse ai mund të autorizohet me prokurë. Ministria e Financave mbikëqyr mënyrën e respektimit të këtij detyrimi ligjor dhe, kur vëren shkelje, e gjobit bankën e nivelit të dytë me gjobë të barabartë sa trefishi i çdo depozite, të shpërndarë në kundërshtim me përcaktimet e këtij neni.
Xhemal Sali Korbe Metaj 1/4/1906 Burrel Dënim Kapital E papërcaktuar 4222 19/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ali Sulejman Merreme Garuja 13/7/1953 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 12363 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hazis Musa Rabushe Kullolli 8/8/1928 Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 12358 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nazmi Seit Fatime Dramalli 18/10/1910 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 4218 19/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sabri Muharem Lutfije Mahmuda 15/4/1932 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 4209 19/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Daut Sinan Xhixha Vangjeli 1/1/1911 Dukat Dënim me Burg E papërcaktuar 4210 19/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Musa Xhemal Tushe Kullolli 7/2/1907 Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 12359 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ahmet Ramadan Naile Keca 10/5/1918 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 4211 19/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Xhemal Nestan Peme Musabelliu 15/8/1923 Skrapar Dënim me Burg E papërcaktuar 3177 10/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Xhuma Hado Ferdane Berniku 2/9/1959 Korçë Dënim me Mjekim te Detyruar E papërcaktuar 1195 19/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Yzeir Habil Sumbull Gjoni 8/8/1936 Picar Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3342 11/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Gani Nevruz Naze Besholli 5/6/1920 Cerrave Dënim Kapital E papërcaktuar 2279 3/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Selman Ramazan Sherife Kalleshi 15/5/1909 Durrës, Shijak Dënim me Burg E papërcaktuar 4365 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Arsim Enver Hilmije Spahiu 13/12/1942 Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12386 17/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ibrahim Sadik Shahe Hasanpapaj 16/8/1936 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 3505 12/3/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Fran Kristo Gjysta Shiroka 10/8/1930 Prizren Dënim me Burg E papërcaktuar 3619 13/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Alush Veis Shaibi Fejzulla 20/2/1929 Levan-Fier Dënim Kapital E papërcaktuar 2276 3/3/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Gjyste Kol Lule Dodaj 8/10/1913 Lezhe Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2286 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zoto Hamdi Kadrie Hoda 1/1/1909 Sarande Dënim Kapital E papërcaktuar 2280 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Age Mirash Paline Pepaj-Gjonaj 8/5/1922 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2293 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Perparim Safet Razie Dushi 12/1/1950 Korçe Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2283 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Prene Mark Mare Deda 20/2/1915 Mirdite Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2289 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nahile Ali Fatime Mena 19/7/1902 Peshkopi Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2285 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhevat Ahmet Hajrije Kasa 12/2/1937 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 12385 17/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ramazan Xhemal Gjyze Gjergji 20/7/1922 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 12384 17/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Aleks Thanas Kalopi Apostoll 20/3/1914 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 4474 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Fejzo Veip Salo Kucuku 5/4/1926 Sarande Dënim me Burg E papërcaktuar 4489 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Orhan Takush Xhemile Tafani 3/11/1913 Gramsh Dënim Kapital E papërcaktuar 4401 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Kasem Haziz Safije Shehu 10/4/1944 Mat Dënim me Burg E papërcaktuar 4483 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Dervish Isuf Rabushe Kashari 1/6/1881 Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 4505 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Xhevat Liman Dile Hadri 18/2/1937 Alarup Dënim me Burg E papërcaktuar 4494 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Zef Prekë Prendë Vata 17/6/1928 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10152 26/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ndoc Tom Leze Daka 15/7/1939 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10149 26/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hekuran Karaman Zelo Llanaj 16/1/1911 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 4486 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Asbije Jaup Murihan Zotolli 10/5/1924 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10148 26/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muslim Sami Asime Toska 9/4/1927 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 4493 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Rexhep Halil Hato Gila 7/9/1931 Tuz-Mali i Zi Dënim me Burg E papërcaktuar 4504 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Shukri Ramadan Arife Bulica 20/5/1915 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 10146 26/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Floresha Skender Fitret Pilinxhi 14/12/1950 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4501 21/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sheraf Mehmet Sheriban Karagjozi 7/2/1891 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 10144 26/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mhill Vlash Dile Noka 21/9/1944 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 12226 11/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Alush Sefulla Zile Krusa 14/6/1921 Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 4482 21/3/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Geg Tom Leze Daka 19/7/1931 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10150 26/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Qazim Hysni Salihe Baxho 2/4/1875 Delvine Dënim Kapital E papërcaktuar 4485 21/3/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Age Nikoll Dile Prenge 13/8/1928 Krujë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10147 26/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kristo Hasan Theodora Selishta 24/12/1946 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 4488 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Habil Ismail Hamide Cani 8/12/1907 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 10153 26/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Niko Ilo Cile Dvorani 22/9/1929 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 10145 26/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ndue Nikoll Marie Cani 1/1/1913 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 12225 11/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ilia Josif Dhimitrulla Guda 7/5/1907 Përmet Dënim Kapital E papërcaktuar 4475 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ded Nikoll Lule Miri 1/1/1912 Krujë Dënim Kapital E papërcaktuar 10151 26/5/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Spiro Stavro Sofia Caka 14/2/1963 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 10233 27/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Koco Protokop Katerinje Kristidhi 3/4/1912 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 4476 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kristo Mitro Ollga Qirushi 7/4/1925 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 4478 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pal Fran Mare Bushi 21/8/1910 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 10235 27/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kristofor Spiro Eleni Karkashina 14/8/1963 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 10232 27/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dhimitri Petro Arikli Mano 10/3/1921 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 10228 27/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mihal Koli Katerina Komini 6/6/1943 Vlore Dënim me Burg E papërcaktuar 262 6/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Pal Fran Mare Bushi 21/8/1910 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 10236 27/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
13 Janar 2009