Ish-të përndjekurit, lista me emrat e të dënuarve me vdekje
Zbardhen emrat e personave të ndëshkuar më ashpër nga diktatura komuniste. Lista njihet zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë dhe nga ajo e Brendshme
Laureta Rryçi
Tiranë - Zyrtarizohet lista me emrat e ish-të përndjekurve politikë mbi të cilët janë dhënë dënime kapitale. Tashmë, si Ministria e Drejtësisë, ashtu dhe ajo e Brendshme, kanë hartuar një listë me emrat e ish-të përndjekurve, të cilët u dënuan më ashpër nga diktatura. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë të plotë këtë listë dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Në listë janë dhënë jo vetëm gjeneralitetet, por edhe vendlindja e tyre. Lista tregon se të ndëshkuarit janë nga të gjitha qytetet e vendit. Këta ish-të përndjekur, për të fituar dëmshpërblim, duhet të ndjekin procedurat e përcaktuara në ligj.
Procedura
Çdo ish-i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në ligjin për të dënuarin politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje; për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit. Aktualisht po bëhet verifikimi i emrave nga organet e Drejtësisë, në bazë të të dhënave që disponon ky institucion në lidhje me personat që do të përfitojnë në sajë të statusit. Verifikimi i emrave përfundoi brenda një kohe të shkurtër, dhe pas muajit shkurt nisi shpërndarja për kategoritë përfituese. Gjithashtu është deklaruar se dëmshpërblimi do të jetë në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj për të gjitha kategoritë e shpallura si përfituese. Sapo të mbyllet verifikimi i listave do të nisë shpërndarja konkrete e dëmshpërblimit sipas kategorive përfituese dhe listave që do të depozitohen nga organet e drejtësisë. Gjithashtu, në projektligj është përcaktuar dhe shuma që do të përfitojë çdo i burgosur politik sipas kategorisë në të cilën bën pjesë. Në bazë të këtij kategorizimi do të zbatohet dhe shpërndarja e dëmshpërblimit.
Dokumentacioni
Në rast se dokumentacioni është sipas rregullave të përcaktuara, atëherë Ministria e Drejtësisë, brenda 10 ditësh, e miraton atë dhe e dërgon në qeveri për ta miratuar kërkesën për dëmshpërblim dhe brenda 8 vitesh tërhiqen fondet. Në rast se kërkesa ka mangësi, atëherë kryhen disa procedura verifikuese. Kur Ministria e Drejtësisë vëren nga shqyrtimi paraprak se kërkesa nuk shoqërohet me dokument provues, e njofton kërkuesin për të plotësuar dokumentet brenda një afati 30-ditor, duke i dhënë informacion për zyrën shtetërore ku mund t'i gjejë këto dokumente. Nëse nga shqyrtimi paraprak provon se i dënuari politik nuk është gjallë dhe kërkesa nuk kryhet nga rrethi i familjarëve të përcaktuar në këtë ligj, i dërgon njoftim negativ dërguesit në adresën e tij.
I njëjti veprim kryhet edhe për familjarët e viktimave të pushkatuara, kur provohet se familjarët brenda rrethit të caktuar në këtë ligj nuk jetojnë më. Kur nga shqyrtimi paraprak provohet se lloji i dënimit nuk përbën shkak për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas këtij ligji, dërgon njoftim negativ në adresën e dërguesit, njëkohësisht shqyrton në themel të gjitha kërkesat e tjera që plotësojnë kriteret formale të këtij ligji. Shqyrtimi i kërkesave për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas ligjit, kryhet nëpërmjet shqyrtimit të drejtpërdrejtë dhe të bashkërenduar. Ministri i Drejtësisë vendos pranimin e një kërkese vetëm kur nga shqyrtimi i drejtpërdrejtë dhe i bashkërenduar kërkesa i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara me ligj. Çdo kërkesë i nënshtrohet këtij shqyrtimi, pavarësisht informacionit provues që i bashkëlidhet dosjes. Kopja e ekstrakteve të arkivit printohet, nënshkruhet nga punonjësi që përpunoi informacionin dhe i bashkëlidhet dosjes së kërkuesit. Informacioni për çdo kërkesë kërkon në të gjitha variantet emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, llojin e veprës penale etj.
Ndryshimet në ligj, shtohen përfituesit
Iniciativa më e fundit ligjore që ndërmorën ligjvënësit solli ndryshime në Nenin 19 të ligjit ekzistues, duke ndryshuar kështu afatin e aplikimit. Ish-të përndjekurit politikë do të kenë të drejtë të aplikojnë për të përfituar dëmshpërblimin financiar deri në datën 1.7.2009. Me ligjin që ishte në fuqi të përndjekurve u humbiste e drejta për aplikim pas datës 12 dhjetor të vitit të kaluar. Ndryshimet shërbyen gjithashtu për zgjerimin e kategorive që përfitojnë dëmshpërblim. Në ligjin ekzistues, pikërisht në Nenin 8, ishte parashikuar që përfitues të dëmshpërblimit të jenë rrethi familjar ku përfshiheshin; paraardhësit, bashkëshortja dhe fëmijët. Ndërsa në ndryshimet e propozuara tani mund të përfitojnë dhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e ish-të përndjekurit, në ato raste kur ky nuk ka pasur bashkëshorte dhe fëmijë. Pikërisht kjo kategori pritet të nisë aplikimi gjatë këtyre ditëve, pasi kërkesat në Ministrinë e Drejtësisë ishin paraqitur dhe vitin e kaluar, mirëpo nuk ekzistonte baza ligjore që ata të cilësoheshin si përfitues. “Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit. Në kuptimin e këtij ligji, për personat që nuk kanë familjarë sipas përcaktimeve të pikës së parë të këtij neni, familjarë do të konsiderohen dhe vëllezërit e motrat e tyre, si dhe fëmijët e këtyre vëllezërve dhe motrave. Familjarët në shkallë të parë, sipas Kodit Civil, përjashtojnë familjarët e tjerë”, - shkruhet në ligjin e miratuar tashmë nga Kuvendi.
25 Maj 2009