E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana-Vllaznia, 30 detaje për një titull kampion

Tirana synon fitimin e trofeut të 24-t në kampionat, Vllaznia të 10-in. Bardhebluve u mjafton dhe një barazim, ndërsa kuqebluve u duhet fitorja

Dash Frashëri - Nuk ka më të bukur. Nuk ka sfidë më tërheqëse. Një duel që zgjat 33 javë. I nisur në “Loro Boriçi” me një Vllaznia-Tirana në javën e parë të kampionatit. E duke u përfunduar në “Qemal Stafa”, me një Tirana-Vllaznia në javën e fundit të sezonit, një një “super-finale” elektrizuese. Nga rezultati i ndeshjes (e 152-ta historike) do të njihet edhe ekipi kampion i sezonit 2008-2009, por dhe skuadra që do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve e Kupën UEFA. “Albania-sport.com” prezanton 30 detaje që i’ua bën më të lehtë “super-sfidën” e Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit.

1. NDESHJA
Tirana-Vllaznia do të zhvillohet ditën e shtunë, në 23 maj në orën 19:00 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Të dyja klubet kanë rënë dakort për të zhvilluar takimin në këtë orar nën dritën e prozhektorëve e për të afruar një numër sa më të madh tifozësh.

2. TIRANA
Tirana e ka fituar titullin e parë në kampionatin e parë të zhvilluar në vitin 1930. Titullin e 23-të e të fundit e ka fituar në sezonin 2006-2007. Në dhjetë sezonet e fundit, nga ai 1998-1999 e ka fituar atë gjashtë herë.

3. VLLAZNIA
Vllaznia e ka fituar titullin e parë në kampionatin e parë pas Luftës së Dytë Botërore, atë vitit 1945, i 8-ti. Titullin e 9-të e të fundit e ka fituar në sezonin 2000-2001, pikërisht me trajnerin aktual Dervish Haxhiosmanoviç. Në dhjetë sezonet e fundit, nga ai 1998-1999 e ka fituar atë një herë.

4. BILANCI
Dy skuadrat kanë zhvilluar deri tani midis tyre 151 ndeshje. Bilani: 69 fitore Tirana, 35 barazime, 47 fitore Vllaznia. Golat: 177-215. Në 28 ndeshjet e zhvilluara nga sezoni 1999-2000, dominimi i Tiranës është i qartë: 20 fitore Tirana, 5 barazime, 3 fitore Vllaznia.

5. DHJETË FINALE
Gjatë 69 edicioneve të përfunduara dy skuadrat më të vjetra në Shqipëri e kanë diskutuar 9-herë titullin midis tyre: pesë herë ka dalë e para Tirana e katër herë Vllaznia. “Finalja” e 23 majit është e dhjeta midis tyre për titull.

6. 32 TITUJ
Në “Qemal Stafa” do të zbresin dy klubet më të vjetra të Shqipërisë. Së bashku në 69 kampionatet e përfunduara deri tani
dy skuadrat kanë koleksionuar 32 tituj kampionë: 23 Tirana e 9 Vllaznia. Dinamo ka 17 e Partizani, 15.

7. 43 TROFE
Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri: 43 trofe në total, 23 kampionate (rekord), 13 Kupa të Shqipërisë, 7 Superkupa (rekord). Vllaznia nga ana e saj ka 15 trofe në arkivin e saj: 9 kampionate dhe 6 Kupa të Shqipërisë.

8. KAMPIONËT BARDHEBLU
Në “Librin e artë” të trajnerëve kampionë të Tiranës janë nëntëq emra që kanë fituar në total 23 kampionate: Selman Stërmasi (6 herë), Myslim Alla (4), Enver Shehu (3), Shyqyri Reli (2), Shkëlqim Muça (3), Sulejman Mema (2), Fatmir Frashëri (1), Mirel Josa (1) e Sulejman Starova (1).

9. KAMPIONËT KUQEBLU
Gjashtë trajnerët që kanë fituar një titull me Vllazninë: Ibrahim Dizdari (kampion në edicionin 1945), Ernest Halepiani (1946), Xhevdet Shaqiri (1971-1972, 1973-1974, 1977-1978), Ramazan Rragami (1982-1983), Astrit Hafizi (1991-1992), Hysen Dedja (1997-1998), Dervish Haxhiosmanoviç (2000-2001),

10. PESË TRAJNERË
Për të mbërritur deri në “finalen” e 23 majit, ku dhe do të ndahet edhe titulli kampion, Tirana e Vllaznia kanë pasur në krye të skuadrave të tyre pesë trajnerë: 3 Tirana (Slishkoviç, Kola e Tafaj), 2 Vllaznia (Canaj e Haxhiosmanoviç).

11. REKORDI I DEDËS
Malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç është dhe trajneri i fundit që ka fituar një titull me Vllazninë (2000-2001), duke qenë njëherësh edhe i vetmi i huaj që ka mundur të fitojë një kampionat, pro dhe një Kupë të Shqipërisë (2008).

12. BLAZ SLISHKOVICI
Ish-trajneri i Tiranës, boshnjako-kroati Blaz Slishkoviç, ai që projektoi edhe skuadrën e këtij viti do të jetë një nga personazhet “VIP” në “Qemal Stafa”. “Slishko” u largua pas javës së 14-të nga pas barazimit 2-2 me Partizanin e vendit të fundit.

13. FITORET
Edhe pse renditet e dyta, Vllaznia ka regjistruar një fitore më shumë se Tirana në 32 javët e para. 19 fitore ka arritur Vllaznia, nga këto 12 në “Loro Boriçi” e 7-të të ralizuar në transfertë. Tirana, nga ana saj ka 12 fitore në shtëpi, 6 jashtë.

14. SULMI
Tirana është “makina” më prodhimtare e golave në 32 javët e para, 8 më shumë se Vllaznia. Formacioni bardheblu ka shënuar 56 gola, 36 prej tyre në shtëpi. Migen Memelli mban dhe rekordin: 21 gola. Daniel Xhafa ka shënuar 10 gola. Ansi Agolli (5), Andi Lila (4).

15. MBROJTJA
Tirana ka mbrotjen më të mirë në kampionat: 26 gola të pësuar, kundrejt 27 të Vllaznisë. Dinamo e Teuta kanë pësuar nga 31 gola. Më shumë gola të pësuar ka Apolonia, 42 të tillë. Vllaznia është ekipi që ka pësuar më pak në shtëpi: 11 gola, Tirana (12).

16. DUEL KROAT
Në takimin e tretë sezonal midis dy finalistëve të kampionatit do të zbresin në tapetin e “Qemal Stafës” dy futbollistë kroatë, nga një për çdo ekip, që të dy mbrojtës: 22-vjeçari Toni Pezo për Tiranën dhe 24-vjeçari Marko Bashiç për Vllazninë.

17. DUEL AFRIKAN
Një duel afrikan në zemër të Shqipërisë. Askush nuk do ta mendonte 20 vjet më parë. Përballë njëri-tjetrit do të jenë mbrojtësi i Tiranës, nigeriani Abraham Alchevny, dhe mesfushori i avancuar ganez i Vllaznisë, Xhejms Boadu.

18. VIORESIN SINANI
Sulmuesi shkodran Vioresin Sinani ka mundur të fitojë titullin kampion me fanellat e të dyja skuadrave: me Vllazninë (2000-2001) e Tiranën (2006-2007). Viori ka fituar edhe “Këpucën e artë” me të dy skuadrat: me Vllazninë (2 herë), Tiranën (1).

19. 299 NDESHJE
Nëse do të luajë kundër Tiranës, e për këtë askush nuk ka asnjë dyshim, sulmuesi 31-vjeçar Vioresin Sinani do të luajë ndeshjen e 299-të në kampionat me fanellën e Vllaznisë. Sinani ka shënuar deri tani në 12 sezone me kuqeblutë 168 gola.

20. REKORDI I LICIT
Suad Lici, shkodrani që ka fituar tituj kampionë me të dyja skuadrat, luan prej 14 sezonesh me Vllazninë, që nga sezoni 1992-1993. 35-vjeçari, lojtari më i moshuar i Vllaznisë me fanellën kuqeblu ka zhvilluar 302 ndeshje në kampionat.

21. REKORDI I NALLBANIT
Portieri i Tiranës, Blendi Nallbani, është dhe lojtari më i vjetër në moshë që do të luajë në “Qemal Stafa”. “Tata” është 37 vjeç dhe luan futboll prej 22 sezonesh, nga ai 1987-1988, një karrierë e nisur fillimisht te Partizani. 306 ndeshje në total.

22. “KËPUCA E ART˔
29-vjeçari Memelli në sezonin e parë të tij me Tiranën, kur ka mbetur edhe vetëm një ndeshje për t’u luajtur edhe 90 minuta nga përfundimi i sezonit, ka shënuar 21 gola, më shumë se kushdo tjetër në këtë kampionat. Memelli është dhe golashënuesi më i mirë në Kupë: 8 gola.

23. REKORDET E MEMELLIT
Memelli mban disa rekorde personale e sezonale gjatë këtij edicioni futbollistik: autor i golit më të shpejtë në kampionat pas vetëm 8 sekondash lojë, shënuesi i pesë golave brenda një ndeshje kupe, golashënuesi më i mirë i në Kupë (8 gola) dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.

24. REKORDI I ABRAHAMIT
Mbrojtësi i Tiranës, nigeriani Abraham Alchevny ka vendosur një rekord unikal në kampionatin shqiptar. Është i pari i huaj që ka fituar tri herë rresht një titull kampion në Shqipëri, dhe për më tepër me tre skuadra të ndryshme: me Elbasanin në sezonin 2005-2006, me Tiranën në sezonin 2006-2007 dhe së fundi me Dinamon në sezonin 2007-2008. 23-vjeçari synon titullin e katërt kampion. Madje në ambientet futbollistike është krijuar anekdota se nëse ke Abrahamin në ekip atëherë e ke të sigurt që fiton titullin.

25. 200 MIJË EURO
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka vendosur një shumë prej 200 mijë eurosh në dispozicion të skuadrës për fitimin e titullit të 24-t kampion dhe të dytin në presidencën e tij, që nis që nga viti sezoni 2004-2005.

26. 10 MIJË DOLLARË
Çdo lojtar i Vllaznisë do të përfitojë nga 10 mijë dollarë në rast se formacioni shkodran do të fitojë titullin kampion për herë të 10-të. Shuma është vënë në dispozicion të skuadrës nga presidenti Valter Fushaj.

28. FITORET E THELLA
Tirana gjatë 28 ndeshjeve të fundit nga sezoni 1999-2000 ka arritur të fitojë dy herë me rezultatin 5-1: në sezonin 2003-2004 (28 shkurt 2004) dhe sërish në sezonin 2007-2008 (19.04.2008). Vllaznia ka fituar 4-1, po në në sezonin 2007-2008 ( 28.12.2007).

29. RENDITJA BRENDA
Vllaznia është ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë në ndeshjet brenda: 40 pikë në 17 ndeshje. Tirana ka koleksionuar një më pak, por ka luajtur vetëm 16 ndeshje në shtëpi. Elbasani është ekipi që ka marrë më pak pikë në shtëpi: 19.

30. RENDITJA JASHTË
Tirana është ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë në ndeshjet jashtë: 26 pikë në 16 ndeshje. Vllaznia ka koleksionuar dy më pak, 24, por ka luajtur vetëm 15 ndeshje në shtëpi. Bylisi është ekipi që ka marrë më pak pikë jashtë: 7.

31. GJYQTARW TW HUAJ
“finalja” e sezonit 2008-2009 do të drejtohet nga një treshe e gjyqtarësh sllovakw tw kryesuar nga Vladimir Herniak. Mw parw nw Kupwn e Shqipwrisw kanw drejtuar italiani Stefano Farina (2006), gjermani Babak Rafati (2008) slloveni Dario Ceferin (2009).

Duelet e mëdha

Tirana-Vllaznia të shtunën do të vërë përballë jo vetëm dy skuadrat që kanë kryesuar kampionatin që nga starti i tij kur ishin po këto dy skuadra që u përballën me njëra tjetrën në javën e parë në “Loro Boriçi”, por dhe duele të mëdha brenda super-duelit

PORTIERËT
Përballë njëri-tjetrit edhe pse në distancë janë dy portierët veteranë të kampionatit, Blendi Nallbani i Tiranës e Armir Grima i Vllaznisë. Nallbani ka fituar 7 tituj kampionë, Grima, asnjë titull.

MBROJTJA E TIRANËS – SULMI I VLLAZNISË
Dyshja qëndrore e mbrojtjes së Tiranës, Toni Pezo - Rezat Dabulla do të ketë përballë sulmuesit e njohur të Vllaznisë, Vioresin Sinani-Xhevair Sukaj, këta të fundit së bashku 24 gola në kampionat.

MBROJTJA E VLLAZNISË – SULMI I TIRANËS
Dy mbrojtësit e Vllaznisë, Elvin Beqiri e kroati Marko Bashiç do t’u duhet të ndalin dyshen sulmuese më të rrezikshme të kampiontit shqiptr, Migen Memellin (21 gola) e Daniel Xhafën (10 gola).

PËRBALLJET NGA KRAHËT
Mbrojtësit e Tiranës, Andi Lila e nigeriani Abraham i duhet të ndalin Ndriçim Shtubinën e ganezin Xhejms Boadun dhe në të dyja krahët priten duele të forta siç dhe ka ndodhur në ndeshjet e mëparshme mes dy ekipeve. Gjerjgi Muzaka është përballë Suad Licit, ndërsa Ansi Agolli do të ketë punë me Dritan Smajlin.

QËNDRA E MESFUSHËS
Qëndra e mesfushës është një tjetër repart mjaft i rëndësishëm. Bledar Devolli e Devi Muka, të dy të Tiranës, do të kenë përballë Ilir Nallbanin e Paulin Dhëmbin të rikthyer nga dëmtimi.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 33/ 23.05.2009
(Java e fundit e sezonit)

Tirana-Vllaznia 19:00
Bylisi-Dinamo 17:00
Apolonia-Shkumbini 17:00
Flamurtari-Besa 17:00
Elbasani-Teuta 17:00
Lushnja-Partizani 17:00

Renditja
Nr. Ekipi ND P
1. Tirana 32 65
2. Vllaznia 32 64
3. Dinamo 32 52
4. Teuta 32 44
5. Shkumbini 32 44
6. Besa 32 40
7. Flamurtari 32 39
8. Partizani 32 36
9. Apolonia 32 35
10. Bylisi 32 34
11. Lushnja 32 33
12. Elbasani 32 32

23 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›