E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-te perndjekurit opozites Shteti i paprekshem

Ish-te perndjekurit denojne dhunen e ushtruar ne demonstraten e 21 janarit. Demonstrata e 21 janarit deshmoi se politikanet shqiptare nuk duan te forcojne demokracine por duan ta shkaterrojne ate per interesa pushteti. U kujtojme ketyre politikaneve se shteti eshte i paprekshem dhe duhet te mbrohet nga te gjithe. Ky eshte detyrim ligjor kushtetues. Pushteti merret me vote dhe jo me demonstrata te dhunshme - deklaroi dje sekretari i Pergjithshem i Shoqates Mbarekombetare e Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise Besim Ndregjoni. Sipas tij jeta e qytetarit dhe shtetarit e mbrojtesit te institucionit eshte e shenjte perpara zotit e ligjit dhe askush nuk ka te drejte ta cenoje ate. I bej apel opozites qe mos protestoje por te filloj dialogun me mazhorancen qe problemet te zgjidhen me urtesi dhe jo me konflikt. Nje mesazh tna e dhane dje edhe miqte tane nderkombetare e ne menyre te vecante partnerja dhe mbrojtesja e shqiptareve SHBA - tha me tej Ndregjoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›