E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skepticizem per rritje pagash

Vendimin e qeverise ne doreheqje per rritje pagash ne sektorin publik kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu e konsideroi nje sfide e madhe. Sipas tij nga kjo do te demtohet sektori privat me rritje tatimesh per shtimin e te hyrave ne buxhetin e Kosoves. Jemi deshmitare se nje vend qe hyn ne vitin e ri kalendarik pa miratim te buxhetit eshte nje sfide dhe ne kete kohe te flitet per rritje te pagave. Kjo eshte vertet dicka qe e demton shume procesin ekonomik ne Kosove dhe ne kete drejtim si Ode Ekonomike e kemi dhene nje propozim qe te mos behet presion ne sektorin privat ndersa si alternative eshte luftimi i perbashket i krimit te organizuar - tha Gerxhaliu.

Keto komente zoti Gerxhaliu i beri ne nje takim te perbashket me Oden Ekonomike Amerikane te Kosoves kryeshefi ekzekutiv i se ciles Leke Musa gjithashtu shprehu shqetesimin per sic tha tendencen e qeverise qe ti rrise te hyrat nepermjet ngritjes se tatimeve.

Nje hap te ketille tha Musa qeveria meton ta ndermarre per te deshmuar te Fondi Monetar Nderkombetar se eshte ne gjendje ti mbuloje shpenzimet e planifikuara per rritjen e pagave.

Qeveria duhet te perqendrohet ne permiresimin e klimes se biznesit dhe duhet te bazohet ne fushat me problematike si gjyqesia e shume ceshtje te tjera qe jane te lidhura me sektorin financiar. Kemi dale edhe me disa sugjerime per qeverine e ardhshme per fushen e prodhimit ne Kosove se si te kemi nje lirim nga akciza e derivateve qe perdoren ne industri per prodhim - u shpreh Musa.

Duke folur per sfidat e pergjithshme ne sektorin ekonomik edhe zoti Musa edhe zoti Gerxhaliu u shprehen te mendimit se rritja e Tatimit mbi Vleren e Shtuar per 19 per qind do te kete pasojat e veta. Lidhur me kete zoti Gerxhaliu tha

Do te ishte nje qasje e gabuar qe te rritet buxheti nga rritja e TVSH-se ne 19 per qind dhe do te jete nje grusht per politiken sociale dhe varferine ne Kosove shporta e qytetarit do te jete me e varfer kurse gjendja edhe me e rende sesa qe ka qene deri tani. Prandaj eshte koha ti shpallim lufte ekonomise se kriminalizuar dhe ne qofte se ne kete drejtim do te kemi sukses do te kemi edhe investitore te huaj sepse do te krijohet nje ambient i pershtatshem.

Por zyrtare te qeverise ne largim tashme kane pohuar se rritja e te hyrave buxhetore duhet te behet pa ngarkesa te reja fiskale pa i ndeshkuar bizneset dhe tatim-paguesit por vetem duke i identifikuar te gjithe ata qe kane mundesi te paguajne tatime ne kete menyre duke ngushtuar hapesiren per ekonomi joligjore dhe evazion fiskal.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›