Ish-të përndjekurit, skadon afati për lekët
Autori i Lajmit: Migena Topçiu
Sot skadon afati i premtuar nga qeveria për shpërndarjen e parave të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë të regjimit. Por, për këtë proces jepet një afat i dytë, ku shpërndarja shtyhet për në mars.
Kështu deklaron në një intervistë ekskluzive për ”Ballkan”, zëvendësdrejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Shefki Çupi. Ai shprehet se dëmshpërblimi për ish-të dënuarët politikë të regjimit komunist, zbaton më së miri detyrimet ligjore dhe morale të qeverisë.
Fondi i parashikuar
Projektbuxheti i 2009-ës, i cili ka marrë miratimin e qeverisë, ka vënë në dispozicion për kompensimin e ish-të persekutuarve polikë, 20 milionë dollarë ose 2 miliardë lekë. Sipas Çupit, shkak për pamundësinë e shpërndarjes në datën 20 të shumës së parashikuar, janë mangësitë në dokumentacion të përfituesve dhe se dëmshpërblimi do të fillojë në muajin mars. Ligji thekson se shpërndarja për dëmshpërblimin, do të shtrihet në një periudhë kohore shtatëvjeçare. Në bazë të ligjit të miratuar në Kuvend, fondi do të hapet nga Ministria e Financave. Kuptohet, kur kjo e fundit të ketë marrë në dorëzim kopjen e dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë. Dhënia e parave në formë dëmshperblimi për ish-të dënuarit, do të bëhet nëpërmjet llogarive bankare, të cilën do ta tërheqin vetë ish-të dënuarit ose në rast se humb jetën, shuma mund të tërhiqet nga bashkëshorti/ja ose fëmijët. Nëse asnjë prej tyre nuk është gjallë, fondet do t i kthehen buxhetit te shtetit.
Masa e përfitimit
Sipas ligjit të miratuar në muajin nëntor, këta ish- të përndjekur do të përfitojnë 2 mijë lekë për çdo ditë burg, futim këtu (personat që kanë qenë të burgosur dhe ata të cilët janë pushkatuar). Ndërsa ata që kanë qenë të internuar ose të rrethuar në tela me gjëmba, nga viti 1944 deri ne vitin 1954 do të përfitojnë nga 1 mijë lekë për çdo ditë burgim. Kësti i parë do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për 16.000 vetë, ku do të jenë vetëm ish- të përndjekurit (të burgosurit dhe të pushkatuarit). Për sa u përket të internuarve ose të rrethuarve me tela me gjemba, këta do të përfitojnë në muajt në vijim. Ligji ka forcën e vet dhe çdo parti që do të vijë në pushtet do ta zbatojë, - përfundoi Çupi.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009