Pensionet false, vihen nën hetim dy përfitues
Autori i Lajmit: red.
Dy persona vihen nën hetim pasi dyshohet se kanë përfituar pension në mënyrë të paligjshme, mbi vjetërsinë e punës
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur zbulimin e dy personave që dyshohet se kanë marrë pensione me dokumente të falsifikuara. Policia e Tiranës bëri të ditur se nga Seksioni kundër Krimit Financiar janë dërguar në Prokurori për t u hetuar në gjendje të lirë, dy personat: Njazi Sherifi, 47 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ibë, komuna Bërzhitë; Gëzim Saliu, 59 vjeç, lindur dhe banues në Kërrabë, Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ndaj këtyre dy personave është bërë kallëzim penal nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, pasi ata dyshohet se kanë përfituar pension në mënyrë të paligjshme, mbi vjetërsinë e punës, duke dorëzuar dokumentacion të falsifikuar me qëllim përfitimin e pensionit. Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës”, dhe “mashtrimit”.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009