Shfrytëzimi i vajzës në Norvegji, 31 vjet burg për atë e bir
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje me 31 vjet burg dhe 13 milionë lekë gjobë rreth 110 mijë euro, babë e bir të akuzuar për trafik prostitucioni. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se trupi gjykues i shpalli dy të pandehurit fajtorë, ndërsa dha vendimin përkatësisht me 15 vjet burg dhe 7 milionë lekë gjobë për të pandehurin Astrit Pata, ndërsa për djalin e tij, Nelgertin, gjykata dha dënimin me 16 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, i pandehuri Astrit Pata, në vitin 2004 është njohur me të dëmtuarën Silvana K. dhe i ka premtuar martesë dhe një jetë më të mirë në Greqi. Pasi janë nisur të dy në vendin helen, sipas akuzës, i pandehuri nëpërmjet dokumenteve false e ka dërguar në Norvegji të dëmtuarën, ku e ka pritur i biri, Nelgert Pata. Më pas ky i fundit e ka detyruar të prostituojë, ndërsa i pandehuri Astrit e ka kërcënuar në telefon, duke e urdhëruar që të vepronte siç thoshte biri i tij.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009