E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtarakët, 95 emrat e rinj që përfitojnë pensione

ISSH publikon listën e re me përfituesit e pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të pleqërisë, për të cilët përfitimi është lidhur deri më 24 shtator

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon 95 emrat e rinj të ish-ushtarakëve fitues të pageseës së pensionit të plotë suplementar pleqërie dhe atij të parakohshëm. ISSH bën të ditur se këtyre përfituesve u është lidhur pensioni deri në datën 24 shtator. Përfituesit i përkasin kategorisë së pensioneve suplementare të pleqërisë dhe asaj të pensioneve të parakohshme. Pjesa më e madhe e ish-ushtarakëve që kanë përfituar deri më tani nga ligji nr.10142 janë kategoria e atyre të cilëve u ka lindur e drejta qysh prej datës 1.7.2009, por nuk kanë përfituar të drejtën e pagesës. Deri më tani nga kjo kategori kanë përfituar një numër i madh ish-ushtarakësh, që do të përfitojnë për herë të parë pensione suplementare, pensione të parakohshme, dhe rillogaritje të pensionit nga ligji nr.10142, i datës 15 maj 2009. Kurse përsa i përket llojit të përfitimeve, ashtu siç edhe ISSh ka bërë të ditur që në nisje të procesit, se në fazën e parë të rillogaritjes së pensioneve të ish-ushtarakëve do të përfundojë sa më shpejt procedurën për të gjithë ata persona të cilëve u ka lindur e drejta qysh prej datës 1.7.2009, por nuk kanë përfituar të drejtën e pagesës. Faza e dytë janë personat të pensioneve suplementare të ish-ushtarakëve, para 30 qershorit 1991, të cilët kanë dalë në rezervë. Kryesisht, këta janë kategoria e personave të cilët kanë dalë që të gjithë në pension, por nuk kanë përfituar nga ligjet e mëparshme. Aktualisht, rillogaritja për ish-ushtarakët nuk po ecën me ritmin e parashikuar, pasi ka vonesa në ardhjen e dokumentacionit në drejtoritë rajonale të ISSH-së, nga strukturat e ndryshme që disponojnë dokumentacionin e kërkuar, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010. Deri më tani, sipas të dhënave nga ISSH, janë caktuar rreth 40 % e pensioneve suplementare, për pensionet e pleqërisë të reja, për ata që janë liruar para datës 30.06.1991. Sipas specialistëve të ISSH-së, në procesin e rillogaritjes së përfitimeve suplementare janë shfaqur disa probleme, për të cilat strukturat përkatëse nuk janë përgjigjur, ndaj dhe dokumentacioni i ardhur në drejtoritë rajonale të Sigurimeve Shoqërore është i papërfillshëm për këtë kategori. Nga ana tjetër, të gjithë ushtarakët që kanë përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ish-ushtarakët që janë në pension dhe kanë përfituar pension suplementar pleqërie, kanë nevojë për konfirmime në dokumente, ndërkohë që nga strukturat e linjës në ISSH janë depozituar shumë pak prej tyre, që mbeten në nivelin e papërfillshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›