E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrezat e makinave kalon akti i qeverise PS kunder

Largimi i varrezave të makinave nga akset kombëtare ka përplasur opozitën dhe qeverinë në komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Përfaqësues të qeverisë thanë se se dhjetëra subjekte që kanë ngritur biznese në afërsi të rrugëve janë njoftuar prej kohësh për t’u larguar prej andej. Akti Normativ i Këshillit të Ministrave është cilësuar si i nevojshëm, por sipas opozitës mënyra sesi po veprohet është tërësisht e padrejtë.

“Edhe kjo akt normativë që ne po kalojmë sot, nuk e zgjidh dot problemin sepse këshilli i ministrave duhet të nxjerrë një projekt vendim, është për t’u bërë një projekt udhëzim, për t’u përcaktuar vendet ku do të krijohen sepse ende nuk janë krijuar. Me një problem shqetësues për mjedisin, po kërkoni të hapni një rrugë korruptive për qeveritarët”, tha deputeti i PS-së, Blendi Klosi.

Pasi kanë kundërshtuar Aktin Normativ deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Pas këtij veprimi, deputetët e pranishëm kanë marrë pjesë në votim dhe kanë miratuar vendimin për largimin e të varreza të makinave. Brenda mesit të muajit nëntor pritet të zhvendosen të gjitha bizneset që operojnë në afërsi të akseve kombëtare rrugore. Aktiviteti, që të quhet normal duhet të jetë të paktën 1 kilometër nga akset kombëtare.

Florian Papadhimitri
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›