E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet në punë, vdes 50 vjecari

LEZHE-Policia e Lezhës bëri të ditur sot se rreth ores 10:00 te paradites një 50 vjecar ka gjetur vdekjen i pasojë e një aksidenti në punë.
Të njëjtat burime bënë të ditur se shtetasi Kadri Coba 50 vjec u rrëzua nga skela teksa ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati. Pallati ndodhej pranë ndërmarjes elektrike të qytetit. 50 vjecari ka humbur jetën gjatë transportimit të tij drejt spitalit ushtarak në kryeqytet. Mësohet gjtihashtu se ai ishte nga Tirana dhe shkontë cdo ditë për të punuar në Lezhë ku ishte punësuar në një nga firmat private të ndërtimit në këtë qytet.
Nuk dihen ende arsyet e rrëzimit të 50 vjecarit, por policia po heton rreth mjeteve të përdorura nga punëtori për sigurinë e punimeve në lartësi. Paraprakisht vdekja është konsideruar si aksident në punë.

Ky aksident është I dyti brenda pak ditëve. Në urën e gjashtë, pjesë e aksit të superstradës Durrës-Kukës, para pak ditësh gjetu vdekjen duke rënë nga ura një punëtor. Edhe këtë vdekje policia e konsideroi si aksident në punë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›