E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ushtaraket arriten ne organizmin me te fuqishem te Evropes

Aleanca kombetare e tyre tashme aderon edhe ne strukturen me te fuqishme evropiane EUROMIL

Edhe ish-ushtaraket shqiptare tashme ne organizimin me te fuqishem evropian te njohur EUROMIL. Ishte samiti i fundit i kesaj organizate qe mbron te drejtat e ushtarakeve si ata ne pension ashtu edhe te ushtarakeve aktive i cili u mbajt para disa ditesh ne Bruksel qe pranoi ne radhet e saj me te drejta te plota edhe organizaten me te madhe te ushtarakeve shqiptare AKUSH Aleanca Kombetare e Ushtarakeve Shqiptare.

Me kete eveniment te ri ushtaraket shqiptare pas anetaresimit ne aleancen me te fuqishme te armatosur te globit qe eshte NATO tashme edhe organizata e aleances kombetare te ushtarakeve ne pension qe mbron edhe te drejtat e atyre aktiv ne kete aleance te fuqishme me qender ne Bruksel.

Kete fitore ta jashtezakonshme dhe qe ndodh per here te pare ne shtetin tone 100 vjecar drejtuesit e ketij organizmi e arriten pas nje pune kembengulese disavjecare duke perpiluar se pari dokumentacionin e domosdoshem juridik per ekzistencen dhe funksionimin e organizates dhe se dyti duke materializuar me korrektesi gjithe veprimtarine rezualtative te saj ne interes te qellimit per te cilin eshte krijuar pra ne interes te te drejtave te ushtarakeve. Ishte ky nje vullnet dhe durim i habitshem disavjecar ai qe mundi ti imponohet struktures qendrore evropiane te ushtarakeve ne pension EUROMIL ne Bruksel me nje reputacion te jashtezakonshem ne drejtim te vendimmarrjeve teper te rendesishme te strukturave aktive evropiane.

Por nga vete natyra korrekte dhe jo entuziaste per ate qe arrijne cilesi keto te fituara nga vete profesioni i tyre prej ushtaraku drejtuesit e kesaj superorganizate nuk e konsiderojne te arritur qellimin deri sa te mberrijne te synimi qe i kane vene vetes.

Keshtu megjithese kete here u kthyen nga Brukseli me nje haber ekzaltues jo vetem per ushtaraket ne rezerve dhe aktive por edhe per vete reputacionin e Shqiperise ne Evrope aq me shume kur ajo eshte ne rrugen e saj te sfilitshme per te mberritur te anetaresimi ne familjen e BE-se drejtuesit e AKUSH-it nuk ndihen shume te kenaqur. Ata i kane vene synim vetes te krijojne nje bashkepunim intensiv dhe te fuqishem me dikasterin e Ministrise se Mbrojtjes.

E ndersa bisedon me ta per ato cka kane arritur ne kete pune intensive dhe me nje vullnet ekstrem te tregojne se kane arritur qe ndryshe nga gjeneralet e tjere te meparshem me shefin e Shtabit te Pergjithshem te ushtrise gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi i emeruar ne kete detyre vetem pak kohe me pare kane vendosur marredhenie te shkelqyera duke marre prej tij nje angazhim te madh per bashkepunim dypalesh.

Ja cfare thote per kete takim shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe per vete organizmin e aleances me te madhe ushtarake ne vend qe tashme eshte pjese e struktures se ketille ne baze Evrope vete nenkryetari i saj dhe kryetar per qarkun e Tiranes ish-zevendesministri i Mbrojtjes zoti Bajram Mane.

Zoti Mane donim te dinim se pari se nga kush drejtohet ky organizem per te cilin ju flisni me kaq pasion dhe entuziazem

Organizata jone quhet Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise AKUSH. Kjo eshte nje organizate gjitheperfshirese ne te cilen aderojne rreth 18 shoqata te armeve dhe sherbimeve ku secila prej tyre ruan identitetin e vet por per sa i perket vendimmarrjes cdo gje bashkerendohet nepermjet kryesise se AKUSH-it dhe dilet me nje ze te vetem perballe institucioneve shteterore per problemet e ushtarakeve. Ajo mban qendrime kritike rreth problemeve qe i gjykon qe cenojne interesat kombetare te vendit tone.

Per organizimin dhe funksionimin jam i qarte disi. Pyetja ime eshte se nga kush drejtohet saktesisht ky organizem

President i saj pra i AKUSH-it eshte zoti Kujtim Cako. Nenkryetar te saj jane zoterinjte Aliko Laze Bajram Mana dhe Ismail Shulku. Sekretar i Pergjithshem i aleances eshte zoti Novruz Sako.

Kur jeni bere organizate me te drejta te plota ne organizmin evropian me qender ne Bruksel

Kjo organizate e fuqishme u mor ne konsiderate ne takimin e samitit evropian qe zhvilloi punimet ne datat 27.10.2011 ndash 29.10.2011 ne Bruksel. Pikerisht ne ate samit organizata jone u pranua me te drejta te plota anetare e asaj aleance EUROMIL. Sigurisht ky pranim u be pas shume kerkesash dhe shume verifikimesh jo vetem dokumentativ dhe statutor por edhe nga ana e veprimtarive konkrete qe kemi zhvilluar. Pas nje pune disavjecare qe kemi funksionuar ne Shqiperi se fundmi u morem ne konsiderate dhe u pranuam ne EUROMIL. Ne kete menyre ushtrise shqiptare i sollem edhe nje mandat apo karte diplomatike me shume ne stadin e bashkepunimit dhe integrimit evropian.

Thate se keni bere edhe nje takim me shefin e Shtabit te Pergjithshem te ushtrise sone gjeneral brigade Xhemal Gjunkshin...

Po po madje po te them se kemi bere nje takim me se te suksesshem dhe te frytshem me shefin e Shtabit te Pergjithshem te ushtrise i cili ndryshe nga paraardhesit e tij na ka pritur shume me ngrohte madje edhe me angazhime konkrete per bashkepunim dhe ndihme.

Cili ishte qellimi i takimit tuaj me Gjeneral Gjunkshin

Takimin me gjeneral Gjunkshin e beme ne daten 25.10.2011 pra pikerisht dy dite para se te mblidhej samiti evropian. Kete takim se pari e beme qe te informohej gjenerali shqiptar per kete diskutim qe do te behej ne range Evrope per ushtaraket shqiptare ne pension. Pra ai duhej te ishte ne dijeni. Se dyti i shpjeguam atij organizimin e aleances sone dhe funksionimin e saj. Se fundmi i prezantuam gjeneralit disa prej shqetesimeve kryesore qe hasin ushtaraket shqiptare te liruar dhe ne pension dhe ndihma qe duhej te na jepte dikasteri qe ai drejton. Ne kete pike i kerkuam edhe mbeshtetje morale dhe logjistike per funksionimin me rigorozitet te organizmit tone. E rendesishme eshte qe gjenerali na priti ngrohte dhe na premtoi per bashkepunim me se te frytshem madje ai garantoi per mbeshtetje te fuqishme jo vetem morale dhe logjistike por edhe me kontigjent njerezor po te jete nevoja gjate shtrirjes se organizates me deget ne te gjitha skajet ku jane ushtaraket.

Kjo per ne do te thote shume per faktin se po nuk patem nje bashkepunim institucional te sinqerte me Ministrine e Mbrojtjes dhe Shtabin e Pergjithshem nuk mund te arrihen rezultatet e deshiruara nga masa e gjere e ushtarakeve.

Keshtu qe tashme pas ketij takimi dhe vendosjes se ketyre marredhenieve kemi nje arsye me shume te jemi me se optimist per te ardhmen tone progresiste. Me kete dua te them se tashme jo vetem ish-ushtaraket por edhe ushtaraket aktive kane me se krenohen se eshte nje organizate me shume struktura qe tashme aderon ne strukturen qendrore evropiane qe do te merret drejtpersedrejti me mbrojtjen e interesave te tyre qe per hir te se vertetes dhe per fatkeqesi te situatave mund te themi se deri tash jane neperkembur rregullisht. Tash e tutje nuk mund te tallesh me me ushtaraket duke i perdoruar dhe duke i percudnuar.

Zoti Mane faleminderit

Faleminderit dhe ju qe treguat predispozitet me faqet e gazetes suaj prestigjioze duke na treguar se tashme kemi vendosur edhe me ju nje bashkepunim qe do ta quaja te kenaqshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›