Ish-ushtarakët, emrat e 99 përfituesve të rinj
Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon zyrtarisht listën e re me emrat e 99 ish-ushtarakëve që u është lidhur pensioni deri në datën 29 korrik. Edhe kësaj radhe përfituesit i përkasin kategorisë së pensioneve suplementare të pleqërisë dhe asaj të pensioneve të parakohshme. Tashmë këta përfitues duhet të paraqiten në qendrat përkatëse paguese për të tërhequr shumën e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.10142.
Me gjithë përfituesit e fundit, në total numri i ish-ushtarakëve për të cilët ka përfunduar procesi i llogaritjes dhe caktimit të pensionit e ka kaluar shifrën 2500, ndërkohë që për çdo javë kësaj shifre i shtohen përfitues të rinj.