E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtarakët, pensionet e reja nga 14 prilli 2006

Autori i Lajmit: Red.Përfitimet e reja të ish-ushtarakëve nga ligji i ndryshuar “Për trajtimin suplementar të ish-ushtarakëve” do të filloje nga data 14 prill e vitit 2006. Burime nga Grupi Ndërministror i Punës bëjnë të ditur se është vendosur përfundimisht që kjo datë të përcaktohet si fillimi i shpërndarjes së pensioneve të ndryshuara të ish-ushtarakëve. Vetë ish-ushtarakët e kanë kundërshtuar ashpër përcaktimin e muajit prill, si fillimin e afatit të efekteve financiare, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që këto efekte të fillojnë në janar të vitit 2006, ndërsa drafti i përgatitur nga grupi ndërministerial e ka reduktuar këtë periudhë plot 4 muaj. “Nuk jemi dakord që në draft data e fillimit të efekteve financiare të pagesës së kontributeve shoqërore të jetë prilli i 2006-ës”, ka deklaruar kryetari i shoqatës së ish-ushtarakëve, Medi Pogace. Sipas tij, kjo gjë prek të gjithë ish-ushtarakët e liruar dhe në rezervë të të gjithë Shqipërisë, afro 15 mijë të tillë.Mehdi Pogaçe ka kërkuar gjithashtu që ushtarakëve t’u jepet fatura financiare në dorë, sepse me termat e rinj, që janë vendosur në draft mund të abuzohet.
Ndryshimet
Sipas ndryshimeve të reja që i janë bërë projektligjit për trajtimin suplementar të ish-ushtarakëve, masa e pensionit të parakohshem për vjetërsi shërbimi, kur plotëson kushtet e caktuara është 50 për qind e pagës referuese. Ndërkohe, për çdo vit tjeter të vjetërsisë në shërbim, masa e pensionit shtohet 2 për qind të pagës referuese. Sipas ndryshimeve të reja që përmban drafti i ri për pensionet e ish-ushtarakëve është përcaktuar edhe paga referuese mbi të cilën do të llogaritet masa e përfitimit, si dhe me sa do të shumëzohet ajo pagë. Ndërsa ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, pavarësisht nga koha e daljes në lirim ose rezervë, deri në plotësimin e kushteve për pension të plotë pleqërie përfitojnë pension të përkohshem për vjetërsi shërbimi, kur plotësojne vjetërsinë e shërbimit ushtarak në masën 12 vjet, për femrat, e 15 vjet, për meshkujt. Gjithashtu, për të përfituar pension të përkohshem femrat duhet të kenë mbushur moshën 44-vjeç, ndërsa meshkujt moshen 47-vjec.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›