E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: “Qeveria nuk realizon investimet e premtuara”

Autori i Lajmit: Red.Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erjon Braçe, akuzon qeverinë se nuk ka realizuar premtimet e programit të saj për periudhën 2005-2009. Braçe tha dje se të gjitha premtimet e qeverisë janë shndërruar në poemë mjerimi për shqiptarët. Duke iu referuar Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit, Braçe tha se, edhe pse e ulët, shifra e realizimit të investimeve brenda saj është edhe shifra e parapagimit për rrugën Durrës-Kukës. Sipas tij, vetëm 41 për qind e investimeve publike janë realizuar në MPPTT ndërkohë që është rritur ndjeshëm dhe niveli i papunësisë në vend. “Pjesa tjetër e fondeve janë përdorur për të parapaguar Bechtel ”,- u shpreh Braçe. Sipas numrit dy të grupit kuvendor socialist, nuk janë realizuar investimet publike në Ministrinë e Shëndetësisë, në Ministrinë e Arsimit dhe në atë të Financave. I pyetur per deklaratat e ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, në turet e tij në rrethe, Braçe deklaroi si pjesë të politikës së vjetër, si Nanon ashtu edhe kryeministrin Berisha.

Ky lajm është publikuar: 20/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›