E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Komision për të monitoruar strategjinë antikorrupsion”

Autori i Lajmit: Red.

Lëvizja Socialiste për Integrim propozon ngritjen e një komisioni të përhershëm për të monitoruar strategjinë antikorrupsion, çka përbën dhe një nga kushtet bazë për t u integruar në NATO. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto, pohoi se antikorrupsioni nuk mund të jetë më flamuri demagogjik i kësaj qeverisjeje, e cila ka bërë hapa në këtë drejtim. “Prandaj, me qëllim reduktimin e retorikës dhe demagogjisë qeveritare në luftën antikorrupsion, për të monituar realizimin e strategjisë kombëtare antikorrupsion dhe për të forcuar luftën institucionale ndaj tij, LSI do të propozojë në ditët në vazhdim krijimin e një komisioni të përhershëm parlamentar që do të ketë përgjegjësi pikërisht këtë çështje madhore për integrimin tonë në NATO dhe BE”, - tha ai. Haxhinasto përshëndeti më tej angazhimin e ri të BE në Samitin informal të Lisbonës si dhe firmosjen e marrëveshjes me Komisionin Evropian për të vazhduar financimin e reformave integruese të vendit.

Ky lajm është publikuar: 20/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›