E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika në dilemë: “Të hapë apo jo dosjet e Sigurimit?”

Autori i Lajmit: M.P.Debati
A do të hartojë dhe Shqipëria një ligj për hapjen e dosjeve të ish- bashkëpunëtorëve të policisë sekrete të kohës së regjimit komunist, të njohur me emrin famëkeq "Sigurimi i Shtetit?"
A do të ndjekë ajo pas 15 vitesh jete në demokraci shembulllin e Gjermanisë, Rumanisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë?
Çështja e dosjeve është ndezur dhe fikur duke ndjekur uljen apo ngritjen e luftës politike mes së majtës dhe së djathtës, që në Shqipëri kanë kryer rotacionin e pushtetit. Tani ajo vjen përsëri në qendër të debatit politik të Tiranës në një moment kur e djathta në pushtet po jeton një krizë marrëdhëniesh me aleatët bashkëqeverisës, ndërsa e majta po ecën drejt përçarjes së thellë mes mbështetësve të kryetarit të PS, Edi Rama, dhe atyre të ish- liderit Fatos Nano. Kreu i Grupit Parlamentar të demokratëve qeverisës, Astrit Patozi, e konsideroi një domosdoshmëri hapjen e dosjeve. "Hapja e tyre do të çlirojë politikën dhe institucionet nga hijet e së kaluarës, ajo do t´i shërbejë paqes sociale në vend por edhe pastrimit të tyre nga elementë që nuk kanë çfarë t´i japin demokracisë", - tha Astrit Patozi. Këta elementë edhe në Shqipëri populli i quan spiunë. Dhe për t´i identifikuar ata Patozi kërkon hartimin e një ligji që të ketë konsensus në Parlament. "Një ligj i mirë dhe aplikimi korrekt i tij do t´i japë fund legjendës së dosjeve, që tirret sa herë që forca të caktuara politike kanë probleme me veten", - vuri në dukje ai gjatë një deklarimi për mediat e Tiranës. Pohimi i kreut të deputetëve demokratë është një e vërtetë e hidhur e performancës së politikës në Shqipëri. Dosjeve të mbyllura u hiqet pluhuri sa herë që ato duhen për t´i bërë presion një politikani, pavarësisht nga krahu ku ai bën pjesë, majtas apo djathtas. Helmi i dosjeve përhapet jo vetëm në mjediset politike, por edhe në ato sociale duke dëmtuar paqen sociale, në emër të së cilës ato, thuhet, mbahen mbyllur. Deri më tani në Parlament janë depozituar tre drafte projektligjesh për të hartuar një ligj në bazë të të cilit të hapen dosjet. Socialistët opozitarë kërkojnë që ato të hapen vetëm për politikanët dhe të fillohet nga qeveria e kryeministrit Berisha. Sipas opozitës, tre ministra aktualë në këtë qeveri kanë dosje, madje, në rrethe e politikës qarkullojnë edhe pseudonimet e tyre. Demokratët në pushtet kanë përpiluar variantin e tyre për ligjin e dosjeve. Ata janë për hapjen e të gjitha dosjeve jo vetëm të politikanëve. Por deri më sot Parlamenti nuk e ka vëne në axhendën e punimeve të tij shqyrtimin e tyre. Në një debat publik, në kuadër të “Tetorit gjerman”, pas shfaqjes në Tiranë të filmit gjerman "Jeta e të tjerëve", që ka në qendër episode nga aktiviteti i bashkëpunëtorëve të policisë sekrete të RDGJ, e njohur si Stasi, mendimi mbizotërues ishte pro hapjes së tyre. Pavarësisht nga ndryshimi mes brezave, atyre që jetuan terrorin e Sigurimit dhe të rinjve që u lindën pas shembjes së regjimit dhe u duket një histori nga e shkuara, të dyja palët puqen kur mendojnë edhe në Shqipëri, njëlloj si në Gjermani, njohja dhe jo mbulimi i së shkuarës, e drejta për t´ia hapur dosjet publikut të gjerë i shërben kohezionit social dhe së ardhmes.

Reforma në Drejtësi

Si i konceptoni ju raportet Parlament - Presidencë - institucioni i pavarur në këto raste, Prokuroria e Përgjithshme? Si duhet të funksionojë ky ingranazh?

Përderisa të gjitha këto janë formacione politike edhe nisma e tyre është politike, ne i gjetëm ato të konsoliduara. Tre janë arësyet pse kërkohet kjo reformë: ose nga interesi, ose nga frika, ose nga presioni. Këto janë aksioma prandaj vendimmarrja në Shqipëri merret pikërisht nga këto arësye. Unë flas për principe, të cilat i kam parë në beteja, në luftë në përleshje. Në të gjithë ndërtimin tim jam për një sistem të demokracicë liberale të tipit perëndimor. Jam pikërisht për këtë qytetërim. Ju mund të thoni që je në minorancë, unë theM që nuk jam në minorancë. Opinoni publik të përkrah edhe në rast se nuk i pranon ligjet dhe ne jemi konsekuent në mbrojtjen e ligjit. Një herë do të zgjidhet politikisht, kurse këto janë organizma të pavarura me mandate të gjata, nuk shikohen nëse janë vendosur gabim ose mirë, ato janë të kapur nga korrupsioni materialose moral, dhe në rastin konkret politika është kapur nga korrupsioni moral, çka presupozon që do bëhet ashtu siç them unë. Funksioni shtet nuk është në dorë të kësaj politike. Dhe kjo aq më mirë për popullin, çka do të thotë se ato nuk i ka vendosur kjo mazhorancë dhe nuk i ka në dorë ajo. Dhe nësë ajo pretendon që të marrë në dorë drejtimin e institucioneve të pavarura, aq më keq për popullin. Konfigurimi politik brenda një parlamenti ndryshon, mund të ndryshojë brenda një viti dhe domosdoshmërisht brenda 4 apo 5 vjetëve, por këto institucione të pavarura nuk janë më politike, ato kanë shpëtuar, dhe politika që sapo vjen krijon skema shantazhe mënyra për t i eleminuar këto institucione, fillon sërisht riciklimin nga e para të historisë. Tek shqiptarët një herë në 4 vjet qëndron pyetja:
Guri hidhet nga maja e malit poshtë, sepse nuk duam institucionet e pavarura? Dhe me të drejtë mua më lind pyetja:
Çfarë e shqetëson Kryeministrin shqiptar që nuk do prokurorin?

A mendoni që reforma në drejtësi për PD është baraz me heqjen e kryeprokurorit?

Reformë në drejtësi PD nuk ka pse të bëjë. Drejtëisa shqiptare është sistemi legal. Ka një prokurori të penalizuar dhe një gjykatë të terrorizuar. Juria në vendin tonë është tërësisht në minorancë, sepse këta këtu tek ne kanë ende konceptin leninist dhe gjykata mjaftohet vetëm me gjykimin teknik. Dhe termi “demokraci” do të thotë kufizim i qeverisë dhe për pasojë të gjitha institucionet e pavarura janë të detyruara të kufizojnë qeverinë. Si mund ta besoj unë Kryeministrin shqiptar që do të marrë në dorë këto institucione, kur unë kam prova shumë më elokuentë? E kam pasur simbol presidentin Nikson, i cili ishte elokuent, avokat, debatues dhe kishte një background në karrierën e tij dhe sidomos në besimin më të kontrolluar të botës.
Si mund të besoj unë që një njeri i panjohur të vijë dhe të bëhet Kryeministri shqiptar, i cili nuk njeh Kushtetutën. Këta sapo marrin pushtetin fillojne të ndryshojnë Kushtetutën. Unë të gjitha mendimet e mia ia kam thënë në sy edhe vetë Kryeministrit si e ka krijuar ai këtë situatë. Aktualisht po kërcënohemi nga inflacioni, janë rritur çmimet……etj, etj….
Unë nuk rri kot atje në Parlament, vetëm për të marrë atë rrogë. Unë nuk kam dalë në politikë vetëm për rrogën e parlamentarit, sepse atë rrogë në profesionin tim e marr në një ditë.

Ju thoni se PD nuk ka asnjë platformë përsa i përket Reformës në Drejtësi?

Ajo ka folur vetëm për individë.

Sipas piketave tuaja, si mund të shërohet kjo situatë e rëndë që është krijuar?

Presidenti duket se nuk po e kupton. Ai duhet të ketë 5-6 konsulenca ndërkombëtare dhe pikërisht një që të vijë nga bota anglo-saksione e së drejtës, sepse ne sot kemi këtë miksurë në të drejtën shqiptare. Ne kemi qenë të detyruar të kopjonim modelin italian të drejtësisë dhe, për pasojë, rezulton që aktualisht të kemi një pushtet gjyqësor me oshilacione, korrupsion i të njëjtit nivel, ndërkohë që në Amerikë të shpëton një Kenet Star, ndërkohë që Amerikën e mban edhe një gazetë. Edhe në Angli pushtetin nuk e mbajnë partitë e mëdha, por e mban media, informacioni gjigant.
Dy janë polet që mbajnë stabilitetin anglo-sakson, informacioni i mirëinformuar, ndërkohë reformë do të thotë nevojë për ndryshime
Atëhere përse kërkon reformë ti duke qenë se Presidenti i Republikës nuk është profesionist në këtë fushë, por vjen nga bota akademike, pra di të kompletojë metodën, por nëse autoritetet shqiptare janë ende me paragjykime që shprehen, atëherë merr autoritete të huaja, merr personalitete botërore dhe mbaron kjo punë.

Kërkesa për reformë në drejtësi e hedhur nga PD është njësoj si të thuash që do të bëj reformë në astronomi të galaktikave ose të gravitacionit me dhjetë mësues të gjeometrisë të shkollave 9- vjeçare. Po mënyra se si mund të dilet nga ky ngërç që është futur politika shqiptare, unë them që është e mundshme, por është edhe profesionale: Me katër personalitete shqiptare dhe dy të huaj, sepse mungon reforma e sistemi legal të prokurorisë. Ka ndonjë ligj? Me sa di unë, ligjet dalin për të shuar interkonfliktet.
Por shumë ligje janë kthyer mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese duhet t i kthejë të tëra ligjet, por s ka ç bën.

Ky lajm është publikuar: 20/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›