E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: “Sigurimi i Shtetit si Ku Klus Klani”

Autori i Lajmit: M.P.Deputeti i djathtë Spartak Ngjela shprehet i vendosur se dosjet në Shqipëri duhet të hapen, ashtu siç ka ndodhur në të gjitha vendet ish-komuniste. Ai pohon se elita aktuale e politikës e ka origjinën nga Sigurimi i Shtetit, çka nënnkupton se ata janë ish-agjentë të këtij formacioni.

Herë pas here hapet çështja e dosjeve, por asnjherë nuk i është dhënë zgjidhje. Ndani dhe ju të njëjtin opinion?

Natyrisht që është pjesa më e errët për të mos thënë më banale e 15 vjetëve në historinë e popullit shqiptar.

A luhet me të?

Po patjetër që luhet. Me atë janë mbajtur të tërë, i gjithë hapi ligjor demokratik represiv. Është mbajtur me atë elitë politike që vjen me origjinë nga Sigurimi i Shtetit, pra ish-agjentë nga Sigurimi i Shtetit.

Ju thoni që parlamentet që janë ndërruar kanë pasur interes për ta mbyllur këtë çështje?

I kanë mbajtur për t i rekrutuar, për t i bërë shantazh, i kanë pasur vegla, spiuni është spiun në çdo situatë. Ata dinë të përgjojnë në tavolinën tënde. Ata që kemi ne në Parlament dinë të hapin llapën. Ata nuk heqin dorë nga ajo, është turp i madh i politikës shqiptare që, mirë kur nuk i dinte, por në gjithë këto vjet që i ka ditur, pse i merr. Ish-agjentët e Sigurimit janë bashkëpunëtorët më të aftërt të Sali Berishës. Nuk mundet dot të mos dalë kjo gjë, duhet të dalë, e kërkon koha.

Janë rezoluta të posaçme nga BE që kërkojnë dënimin e komunizmit dhe hapjen e dosjeve!?

Po patjetër, nuk i ndalon dot. Do bëhet një operacion çezarian dhe dhimbjet do t i heqim nga gjiri ynë. Do t i presim me dhimbje.
E megjithatë nuk mund t i drejtohemi popullit shqiptar si spiun, ish-spiun, se i njeh diktatura. Është demokracia më e spikatur e historisë botërore, demokracia amerikane, kanë akuzuar Reganin si agjent të FBI-së kur qe President, në rrethet e Hollivudit. Hollivudi ishte qendra më e madhe ku kishte futur kthetrat Bashkimi Sovjetik. Këtë ka shfryëzuar KGB-ja githmonë. Regani ishte i FBI-së dhe ishte shumë aktiv, por u trondit opinioni. Opinioni amerikan u trondit kur mori vesh se Presidenti i tyre vjen nga rrethe të tilla. Dhe ai është njeriu që rrëzoi komunizmin, është një figurë e madhe historike, megjithatë erdhi një moment i caktuar që nuk e pranonte dot opinioni publik. Kurse Sigurimi i Shtetit është organ jolegjitim. E dini që në Shqipëri nuk ka pasur një ligj për Sigurimin e Shtetit. E krijonte Byroja Politike. Ka qenë agjenturë e partisë dhe i vendoste gjoba popullit. Rilindja Demokratike në vitin 1992 (ishte kryeredaktor Frrok Çupi), nuk ka pranuar të botojë analizën time për Sigurimin që kam thënë se Sigurimi i Shtetit, Ku Klus Klan, ishte pa ligj. Dhe ishte e vetmja mënyrë se si mund t i vije me shpatulla pas murit ata që kanë pas një polici sekrete pa ligj. Për policitë e tjera kishte ligj. Atëherë si mund të vazhdohej me këto organe.

Ky Parlament, kjo përbërje parlamentare dhe ky lidership i këtij Parlamenti a është i ndërgjegjshëm për të bërë një ligj për të hapur çështjen e dosjeve që Shqipëria të shkëputet ose më mirë që klasa politike të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga ata që ishin spiunë?

Pres që të ndodhë një gjë e tillë. Dhe nëse kjo nuk do të ndodhë do të dorëzoj mandatin tim, nëse Parlamenti nuk do të vendosë.

A i keni vendosur vetes ndonjë afat për çështjen e dosjeve, pasi futet çështja e prokurorit, futen çështje të tjera dhe duket sikur herë pas here ajo shtyhet?

Ka një vit që shtyhet dhe dihet kush e ndalon.

Ky lajm është publikuar: 20/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›