Ish-ushtarakët, përfitojnë 20800 persona
18/05/2009 Në buxhet janë parashikuar 13 milionë lekë për pensionet e rezervistëve
Afatet që do të ndiqen deri në zbatimin përfundimtar. Pritet firma e Topit
Vendimi i qeverisë mbi pensionet suplementare të ushtarakëve në rezervë nuk do të ketë kosto shtesë në buxhetin e shtetit, pasi fondi është i parashikuar që në miratimin e tij. Ndërkohë mësohet se fondi është miratuar për 21300 ushtarakë. Burimet bëjnë të ditur se 20800 përfitues nga ky fond janë rezervistë të para vitit 2007, ndërsa pjesa tjetër i përket vitit 2008. Ndërsa vetë fondi i përshtatet projektligjit, i cili është miratuar në qeveri dhe do të nisë zbatimi sapo të hyjë në fuqi
Buxheti
Në buxhetin e shtetit është miratuar fondi prej 13 milionë lekësh për llogari të pensioneve suplementare që do të përfitojnë ushtarakët e liruar nga detyra në vitet e mëparshme. Zbatueshmëria e këtij fondi do të jetë nën efektin e ndryshimeve që po bëhen në ligjin aktual të llogaritjes së pensioneve për këtë kategori. Kjo do të thotë se ky fond mund të pësojë ndryshime të vazhdueshme dhe në bazë të ecurisë së diskutimeve dhe pikave që do të jenë pjesë e draftit përfundimtar. Në bazë të ligjit për llogaritjen e pensioneve të kësaj shtrese, është përcaktuar që për vitin 2009 të mbulohet me fond të veçantë derdhja e kontributeve për sigurimet suplementare të ish-ushtarakëve. Pra, sigurimet e nevojshme për vitet e lirimit nga detyra do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe do të shërbejnë si vjetërsi pune në llogaritjen e pensionit për individët përkatës.
Zbatimi
Sipas procedurave, ligji i miratuar në Kuvend do të presë firmën e Presidentit të Republikës. Pas kësaj gjithçka do të varet nga afati në kalimin për publikim në Fletoren Zyrtare. Gjithsesi, ekspertët sqarojnë se në respektim dhe të afateve maksimale që mund të ndiqen, do të jetë fundi i muajit qershor që do të shënojë nisjen e zbatimit të këtij ligji tejet të debatueshëm.
Përfitues nga ligji
1. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë: oficerë, nënoficerë, studentë, ushtarakë dhe kursantë për nënoficerë, ushtarë me pagesë/ profesionistë, ushtarë të shërbimit të detyrueshëm, ushtarakë në rezervë/lirim/pension pleqërie.
2. Punonjësit e Policisë së Shtetit, kur janë aktivë, me pagesë kalimtare, në pension pleqërie, studentë, kursantë dhe ushtarë (ndihmës agjentë).
3. Punonjësit e Gardës që gjenden në karrierë, punonjësit me status si kursantë, studentët dhe ushtarët, ish-punonjësit e Gardës, që janë në dispozicion, në pritje për riemërim në detyrë dhe ish-punonjësit e Gardës, që kanë dalë në rezervë ose në lirim pas hyrjes
Lajmi i plote ne gazeten e shkruar