Ish-ushtarakët, protestë për pensionet dhe Gërdecin
Ushtarakë në rezervë dhe lirim, ish-punonjës të Forcave të Armatosura, që sot janë në pension, familjarë të tyre, qytetarë të thjeshtë dhe organizata joqeveritare do të protestojnë sot në sheshin "Nënë Tereza" për të parandaluar një Gërdec të dytë. Do të protestojnë për reformën e drejtë në radhët e ushtarakëve dhe jo zëvendësimin e specialistëve me militantë të partive në pushtet. Bordi ekzekutiv i shoqatës do të japë mesazhe për të gjithë punonjësit aktualë në radhët e Forcave të Armatosura.
Ndërsa do të kërkojë nga qeveria autokritikë dhe marrjen e masave për gabimet që çuan në tragjedinë e Gërdecit, si dhe profesionalizëm në ndërmarrjen e aktiviteteve të ngjashme me ato të Gërdecit. Një nga pikat më të rëndësishme të protestës do të jetë edhe zvarritja e qeverisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurimeve suplementare të ushtarakëve. Ka kaluar shumë kohë që kur Gjykata Kushtetuese ktheu mbrapsht vendimin e qeverisë për trajtimin e përfitimeve të ushtarakëve. Sipas Kushtetueses, qeveria duhet të riformulojë edhe njëherë ligjin për "përfitimet e ushtarakëve", duke marrë parasysh propozimet e Kushtetueses. Pas këtij vendimi, Këshilli i Ministrave ngarkoi me detyrë një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të bërë ligjin nga fillimi, duke pasur parasysh ligjet e përfitimeve të ushtarakëve nga vende si Rumania. Kjo faturë financiare e projektvendimit, më të fund të dorëzuar nga ky grup pune, ishte e papërballueshme për shtetin. Por kjo u kundërshtua nga ushtarakët me pretendimin se në vende si Rumania, ushtarakët trajtohen me një pension unik.