Gerdeci, Beogradi dhe Bukureshti
Ngjarja e 15 marsit në Gërdec është mjaft e rëndë. Një tragjedi e vërtetë. Humbën jetën më shumë se 20 persona. U shkatërruan shtëpitë, pasuritë dhe bizneset e mijëra të tjerëve. U kërcënua seriozisht siguria jonë kombëtare. Mosparandalimi i saj është totalisht përgjegjësi shtetërore e disa institucioneve, por sidomos e drejtimit civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes. Në atë ministri e nën hijen e saj, për një kohë të gjatë ka ushtruar aktivitetin një grup, i cili minimalisht, si fillim, mund të cilësohet si grup i strukturuar kriminal, i përbërë nga më shumë se tre persona, përgjegjës për kryerjen e disa veprave penale, me synimin për të realizuar fitime materiale e jomateriale.
Janë të shumta arsyet pse zhvillimet në Shqipëri erdhën deri te ndëshkimi i Gërdecit. Ky ndëshkim ishte pasojë e një sistemi drejtësie të korruptuar. Delijorgji ishte arrestuar për evazion fiskal dhe arriti të mbyllë problemet e tij me drejtësinë shqiptare. Ishte ndëshkimi si pasojë e korrupsionit në nivele të larta në disa segmente të administratës shtetërore. Delijorgji, ndonëse i akuzuar për shkelje të ligjeve të shtetit shqiptar dhe i penalizuar për evazion fiskal, arriti të bëhet partneri kryesor në biznes i kompanisë shtetërore "MEICO" dhe "ortak" me drejtorin e kësaj kompanie. Ishte ndëshkim për legalizimin, në dekadën e fundit të një "kodi heshtjeje" në një pjesë jo të vogël të të emëruarve në administratë dhe i promovimit të një tip kuadri që, në vend të kodit të etikës, është gati të zbatojë kodin e heshtjes për shkeljet ligjore të eprorëve të tij, vetëm për të bërë karrierë. Është pasojë, gjithashtu, e dështimit të shërbimeve shqiptare të inteligjencës, sidomos Shërbimit Informativ Ushtarak.
Por, a është rastësi që shpërthimi ndodhi pak përpara Samitit të NATO-s dhe në kulmin e zhvillimeve në pjesën veriore të Mitrovicës, të krizës politike që ka mbërthyer vetë Serbinë apo dhe të zyrtarizimit të ambicies bërthamore të Shqipërisë? "Të shkojë mendja për keq, në rastin e Shqipërisë e Kosovës, është gati e detyrueshme" - do t‘i deklaronte të përditshmes italiane "Corriere della Sera", pak pas ngjarjes së Gërdecit, gjenerali i NATO-s, Fabio Mini, njohës i mirë i intrigave dhe i problemeve sociale të Ballkanit, i cili dikur ka udhëhequr forcat e NATO-s në Kosovë.
Shpërthimi i qëllimshëm është publikuar si një nga pistat zyrtare të hetimit. Por, përveç konkurrencës, pavarësisht se mund të duket si teori konspirative, nuk mund të mos merret në konsideratë gjatë hetimit mundësia e një shpërthimi të qëllimshëm, i frymëzuar nga qarqe antishqiptare. Qarqe të cilat synojnë të venë në dyshim kapacitetet tona shtetërore për të qenë anëtarë të NATO-s, apo për të prodhuar energjinë bërthamore në vend e garantuar siguri për të, të largojnë vëmendjen nga krizat e tyre të brendshme, të krijojnë diversiv për të zbatuar ndonjë plan tjetër antishqiptar, apo dhe të synojnë të na ndëshkojnë për proamerikanizmin tonë.
Një target si Gërdeci, ku nuk duhej investim i madh për të shkaktuar tragjedinë, pasi infrastruktura tashmë ishte ngritur nga grupi kriminal që vepronte në Ministrinë e Mbrojtjes, do të ishte mjaft i pëlqyeshëm nga qarqe apo shërbime sekrete armiqësore ndaj vendit tonë, apo dhe nga organizata terroriste, të ashtuquajtura islamike. Kjo nuk e lehtëson aspak përgjegjësitë e strukturave shtetërore për këtë tragjedi. Përkundrazi, i rëndon ato. Gjykuar nga koha kur ndodhi, rreth dy javë para ftesës së pritshme për në NATO, tentativa serbe për të zbatuar planin e veprimit për veriun e Kosovës apo spostimin e krizës politike jashtë Serbisë, të bën të mendosh që, përveç pistave të hedhura deri tani, duhen marrë në konsideratë edhe pista të tjera, ndërmjet të cilave edhe mundësia e një lidhjeje midis Gërdecit, Beogradit dhe Bukureshtit.
Ekziston mundësia që veprimtaria e grupit kriminal që vepronte në Ministrinë e Mbrojtjes, mund të jetë monitoruar hap pas hapi nga shërbimet sekrete serbe, armiqësore ndaj interesave të shqiptarëve në Ballkan. Në shtypin shqiptar janë raportuar fakte se kompanitë që zhvillonin tregti apo trafik armësh me MEICO-n, njëkohësisht kanë zhvilluar apo dhe zhvillojnë të njëjtin biznes dhe me serbët.
Kështu, kompania "EVDIN Ltd" e prezantuar në Shqipëri si ndërmjetëse midis "MEICO"-s dhe kompanisë amerikane, drejtohet nga Heinrich Thomet, një personazh shumë i njohur në trafikun e armëve. Ai është përmendur për afera të dyshimta edhe në raporte të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. "Amnesty International", në një raport mbi trafikun e armëve, e përmend atë për trafik armësh nga Bosnjë-Hercegovina e Serbia. Për këtë, është hetuar në Izrael dhe Zvicër. Kjo kompani, ndonëse është prezantuar si qipriote, në të vërtetë, sipas raporteve të shtypit, është rezidente në jug të Bosnjës, atje ku shërbimet e inteligjencës serbe janë si në shtëpinë e tyre. Gjithashtu, nga përgjimet që u janë bërë bisedave të Diverolit, përfaqësues i kompanisë amerikane dhe i penalizuar tashmë nga vetë Pentagoni, partnere në tregtinë e municioneve me "MEICO"-n, përgjime të cilat janë botuar në shtypin shqiptar, rezulton të jetë shprehur: "Për momentin unë kam një marrëveshje shumë të mirë në Serbi, për të cilën mund të kem nevojë për ca financime". E kush mund të zhvillojë biznes të ligjshëm apo të paligjshëm armësh me Serbinë, pa dijeninë e Shërbimeve Inteligjente Serbe?
Këto shërbime janë kujdesur që ajo "bombë" që ishte përgatitur nga grupi kriminal në Gërdec, të shpërthente në momentin që t‘ju shërbente interesave të tyre dhe njëkohësisht të dëmtonte, mundësisht sa më shumë, interesat shqiptare në Ballkan. 15 marsi i plotësonte këto synime. Po të shohim zhvillimet në Serbi e në veri të Kosovës, pak para e pas kësaj datë, do të vërejmë se janë mjaft të rëndësishme. Kështu, më datë 08.03.2008 dorëhiqet Kryeministri Koshtunica. Në ditët në vijim Presidenti Tadiç pranon dorëheqjen dhe shpërndan Parlamentin serb. Më datë 14.03.2008 pushtohet Gjykata e Mitrovicës nga pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, si pjesë e planit serb të veprimit kundër shtetit të Kosovës. Ndërkohë, shërbimet sekrete të NATO-s janë informuar se pjesë e këtij plani është pushtimi edhe i institucioneve të tjera në pjesën veriore të Mitrovicës. Pas këtyre zhvillimeve ka një vëmendje dhe rritje të presionit ndërkombëtar ndaj serbëve.
Ndërkohë, më datë 15 mars "ndodh" shpërthimi në Gërdec. Menjëherë ka një spostim e fokusim të vëmendjes ndërkombëtare ndaj kësaj ngjarjeje në Shqipëri. Një ditë më pas, ministri serb Sllobodan Samarxhiç, njofton se do të shkojë të nesërmen në Mitrovicë për të negociuar, sipas tij, me qytetarët serbë të ngujuar në Gjykatën e Mitrovicës. Por synimi është të hyjë në bisedime me kushte dhe të paraqesë planin për ndarjen e Kosovës. Situata nuk shkon sipas parashikimit të tij, pasi më datë 17.03.2008, në të gdhirë, forcat speciale të UNMIK-ut çlirojnë gjykatën pa pritur ndërhyrjen e ministri serb. Pas kësaj, paramilitarë serbë, të paraqitur si demonstrues, sulmojnë me bomba e armë automatike forcat e UNMIK-ut.
Në të njëjtën ditë, rusët deklarojnë se duhen rifilluar menjëherë bisedimet për statusin e Kosovës. Situata rëndohet dhe policia tërhiqet nga veriu i Mitrovicës. Ndërhyjnë forcat e NATO-s, të cilat marrin në kontroll situatën. Në mbrëmje të asaj dite mblidhen në Bruksel ambasadorët e NATO-s dhe deklarojnë se do t‘i përgjigjen ashpër dhunës serbe. Plani surprizë serb për të legalizuar ndarjen e veriut nëpërmjet pushtimit të institucioneve, dështoi. Kjo e detyroi Samarxhiçin që më 21 mars të publikojë dhe ta propozojë zyrtarisht planin serb për ndarjen e Kosovës. Megjithatë, 15 marsi solli disa "përfitime" për serbët. U vunë pjesërisht në dyshim kapacitetet tona shtetërore për të qenë anëtarë të NATO-s dhe u nxit një krizë e re politike në Shqipëri.
Gjithsesi, ecuria e hetimeve do të sqarojë plotësisht se cila pistë e hetimit do të qëndrojë. Një hetim i shpejtë, profesional e i plotë, duke përdorur të gjitha teknikat speciale që lejon legjislacioni shqiptar, i asistuar nga partnerët tanë amerikanë dhe i mbrojtur nga presionet e politikës, do të sqarojë të gjitha pikëpyetjet që shoqërojnë Gërdecin e do të vendosë fajtorët në bankën e të akuzuarve. Kjo do të ndikojë në lehtësimin sadopak të dhimbjeve të të afërmve të viktimave, por dhe në rikthimin e paqes së politikës shqiptare, e domosdoshme për të vazhduar reformat drejt integrimit euroatlantik të vendit tonë. Gërdeci, pavarësisht përpjekjeve serioze për rikthimin e normalitetit atje, do të vazhdojë të mbetet edhe për disa kohë një plagë e hapur që mund të ndikojë në zhvillimet politike në vend.