Kualifikimi, 2287 mësues në garë për pagën
Mësuesit që u testuan të shtunën me qëllim rritjen e kategorisë do të njihen me rezultatet brenda javës. Ministri i Arsimit, Genc Pollo, u shpreh dje se "ata mësues që do të kualifikohen fitues, do të sigurojnë ngritjen në kategori dhe shtesën përkatëse në pagë, e cila varion nga 5%-20%". Provimi i kualifikimit të mësuesve, i zhvilluar në 13 drejtoritë arsimore rajonale të vendit, ku morën pjesë 2287 vetë, u cilësua si i suksesshëm nga ministri i Arsimit. "Afro 7 për qind e mësuesve në vend u futën në provim për marrjen e shkallëve të kualifikimit që çon në një pagë më të larte. Procesi i testimit u realizua mirë teknikisht dhe pa kontestime nga pjesëmarrësit", u shpreh ministri. Sipas tij, kjo reformë po instalon një përvojë profesionale të aplikuar në vendet perëndimore, e cila e nxit mësuesin për të përmirësuar aftësitë profesionale, por nga ana tjetër, e motivon dhe financiarisht atë. "U mbyll përfundimisht kapitulli i praktikave abuzive të para 2006-ës, kur shkalla e kualifikimit jo rrallë merrej kundrejt zarfit në dorë", tha Pollo.
Tezat e provimit u hartuan nga Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimeve dhe përmbanin pyetje me shkrim që bazoheshin në zotërimin e programeve lëndore, zotërimin e anës shkencore të lëndës shkollore, zotërimin e anës metodike të lëndës. Viti i dytë i zbatimit të kësaj reforme pati si risi dhe Portofolin e Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ku për tre muaj me radhë, të gjithë mësuesit me vjetërsi 5, 10 dhe 20 vite pune, iu nënshtruan një procesi vetëkualifikimi sipas standardeve dhe përvojave evropiane të trajnimit në punë të mësuesve.
Përgjigjet e provimit të zhvilluar ditën e shtunë në mbarë vendin dalin pas një jave. Mësuesit që rezultojnë të suksesshëm do të kenë ngritje në kategori profesionale dhe rritje page. Për këtë, ministri Pollo u shpreh se "mendoj se shpenzimi buxhetor për rritjen e pagës bazohet tërësisht në meritën profesionale të mësuesve dhe është tregues i përdorimit me frytshmëri i parave të taksapaguesve për arsimin e arsimtarët". Këtë vit, të gjithë mësuesit u pajisën me programe kualifikimi, me literaturë profesionale, u trajnuan për drejtime të rëndësishme të reformës arsimore si objektivat e të nxënit, kurrikula e lirë, planifikimi i mësimdhënies, si dhe u pajisën me modele testesh, të cilat u përdoren vitin e kaluar. Ndërkohë mësuesit që kishin bërë kërkesë për rritje kategorie u vëzhguan gjatë orëve të mësimit nga drejtuesit e shkollës, por dhe nga inspektorët lokalë dhe ata të MASH-it, më pas u lejuan të hyjnë në provim. Katër kategoritë që morën pjesë në provimin e kualifikimit ishin: Mësuesit me diplomë mësuesie, me emërim definitiv ose në pritmëri; Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune; Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat
profesionale me status kombëtar; Pa diplomë mësuesie por me arsim të lartë, të cilët japin lëndët e edukimit muzikor ose të edukimit figurativ dhe kanë kontratë individuale pune.
Kualifikimi i mësuesve në vitet e ardhshme do të ketë dhe zhvillime të tjera profesionale, që bazohen në strategjinë e zhvillimit profesional të mësuesve, siç është trajnimi bazuar në standardet e mësuesit në punë, si dhe vlerësimi me anë të sistemit të krediteve.