Ish-ushtarakët, udhëzimi për pensionet, së shpejti te Sigurimet Shoqërore
Sherefedin Shehu: “Është një paketë me vendime qeverie që po përgatitet”
Jonida Tashi
Udhëzimi i Ministrisë së Financave, për pensionet e ish-ushtarakëve, i cili i hap rrugë shpërndarjes së tyre pritet të mbërrijë së shpejti në duart e ekspertëve të Sigurimeve Shoqërore. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Sherefedin Shehu, i cili sqaron se përveç këtij udhëzimi, dikasteri i Financave do të dërgojë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH), edhe disa udhëzime të tjera që kanë të bëjnë me vendimet e marra kohët e fundit nga qeveria. “Është një paketë me vendimet e Këshillit të Ministrave që po përgatitet”,- deklaron numri dy i Financave.
Zvarritja
Qeveria mesa duket nuk është mjaftuar me miratimin e një ligji evazivë, pa datë se kur duhet të nisin efektet financiare për pensionet e ish-ushtarakëve. Pasi edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga miratimi i projektligjit të ri për trajtimin e tyre financiar, qeveria nuk ka nxjerrë ende aktet nënligjore, detyrë që ia ka përcaktuar vetë vetes në nenin e parafundit të projektligjit. Konkretisht, në nenin 30 të këtij projektligji “Nxjerrja e akteve nënligjore”, thuhet: Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë akte nënligjore në zbatim të neneve 3, 4, 5, pika 1, 11, 22, 23, pika 3, 24, pika l, 26 e 29, të këtij ligji. Mosnxjerrja e këtyre akteve nënligjore, për pasojë edhe udhëzimit nga Financat ka bërë që shpërndarja e pensioneve për ish-ushtarakët të zvarritet në kohë.
Udhëzimet
Ekspertët e Sigurimeve Shoqërore që do të merren me përllogaritjen e pensioneve për ushtarakët e liruar në rezervë, ende nuk janë pajisur me udhëzimet e posaçme, mbi bazën e të cilave do të detajohet masa konkrete e përfitimit për të gjitha shtresat që mbulon ligji. Kjo pasi ende, nuk janë publikuar aktet në lidhje procedurën që do të ndiqet për kontributet e ushtarakëve të liruar para 1996. Aktet nënligjore do të jenë vendime të posaçme të qeverisë, që do të zbërthejnë dhe procedurën e plotë të llogaritjeve. Burime nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë të ditur se deri tani ende s’ka mbërritur asnjë udhëzim në lidhje me zbatimin e efekteve financiare që përcakton ky ligj. Nga ana tjetër, Shoqata e Ushtarakëve e ka kundërshtuar këtë ligji, madje e ka cilësuar si më të keqin që është hartuar ndonjëherë, pasi jo vetëm vë shenjën e barazisë ndërmjet efekteve të llogaritjes për të gjitha shtresat e ushtarakëve, por nga ana tjetër demotivon edhe ata që janë aktualisht në detyrë, për shkak se ulet masa e pensionit që do të përfitojnë kur të plotësojnë kriteret. Sipas drejtuesve të shoqatës, e vetmja rrugëzgjidhje për këtë çështje mbetet sërish Gjykata Kushtetuese, të cilës do t’i kërkohet rishikimi i ligjit dhe bllokimi i fuqisë vepruese të tij.
Efektet
Nenet e ndryshuara në ligjin e miratuar tashmë përcaktojnë se për pension të parakohshëm parashikohet të njihet si periudhë sigurimi, për efekt të pensionit, paga referuese mbi të cilën është llogaritur trajtimi financiar dhe jo pagesa minimale. Ndërkohë për rreth 9985 përfituesit aktualë, kontributi mesatar mujor që paguhet nga buxheti është rreth 70 milionë lekë ose 840 milionë lekë në vit. Efektet financiare që mbart ky ligj për pensionet suplementare të ushtarakëve që kanë fituar pension pleqërie para vitit 1991, parashikohen rreth 45 milionë lekë në muaj, ndërkohë që do të vazhdojnë të trajtohen dhe të rillogariten pensionet aktuale të parakohshme për 9603 ushtarakë të tjerë, të cilët kanë përfituar nga ligji i mëparshëm, për 382 ish-policë si dhe 4761 pensione suplementare të njohura aktualisht.
Nenet e projektligjit për të cilat priten të dalin aktet nënligjore
Neni 3
Vjetërsia në shërbim
1. Vjetërsia në shërbim, sipas kategorive të përfituesve, është ajo e përcaktuar në ligjet Nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, Nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Nr.9357, datë 17.3.2005, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, Nr.l032 datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”, Nr.8766, datë 5.4.2001, “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”, dhe Nr.l002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”.
2. Për efekt të zbatimit të këtij ligji, vjetërsia e shërbimit, e njohur sipas ligjeve të sipërpërmendura, bashkohet.
3. Për efekt të përllogaritjes së përfitimeve, viti i shërbimit njihet vetëm kur është vit i p1otë.
4. Në vjetërsinë në shërbim përfshihen edhe:
a) Koha e ndërprerjes së karrierës, për shkak të një urdhri a vendimi të padrejtë, të deklaruar me vendim gjykate;
b) Koha e plotë e vuajtjes së dënimit me burgim ose internim, për motive politike, pas titullimit në karrierë, nga personat, që kanë shërbyer në strukturat e përcaktuara në këtë ligj, kur kanë përfituar sipas Ligjit Nr.7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
5. Për efekt të llogaritjes së vjetërsisë në shërbim, koha e shërbimit në disa funksione organike, me specifikë të veçantë vështirësie, llogaritet me 1.5-fishin. Për përmbajtjen e kësaj dispozite shprehen strukturat respektive, me shkrim, se cilat do të jenë funksionet e veçanta organike, që do të rivlerësohen me 1.5-fishin. Këto funksione organike miratohen me vendim të Këshil1it të Ministrave.
Neni 4
Paga referuese
1. Përfitimet, që jepen nga ky ligj, llogariten në bazë të pagës referuese.
2. Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit, dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë a funksion në datën e lindjes të së drejtës së një përfitimi.
Për efekt të përcaktimit të përfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të qëndrimit në atë gradë apo funksion.
Pagat referuese të njësuara dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese për të gjithë karrierën, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Për studentët e shkollave të larta, që përgatiten si ushtarakë, si punonjës të Policisë së Shtetit, si punonjës të Gardës së Republikës së Shqipërisë, si punonjës të Policisë së Burgjeve e të tjerë, apo kursantët, që përgatiten si punonjës të Shërbimit Informativ të Shtetit, paga referuese, për efekt përfitimi, është paga e gradës a funksionit më të ulët të oficerit ose e inspektorit të SHISH-it, ndërsa për kursantët për nënoficerë, paga referuese është paga më e ulët e gradës a funksionit të nënoficerit ose ndihmës inspektorit të SHISH-it, të nivelit përkatës.
4. Kur funksioni ose grada, që kishte përfituesi, nuk ekziston më, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm (drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, komandanti i Gardës), ministri i Drejtësisë dhe drejtori i SHISH-it, me urdhër, bëjnë njësimin e tyre me ato funksione apo grada, që janë në fuqi, në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim.
Neni 5
Financimi
1. Përfitimet nga ky ligj financohen nga buxheti i shtetit dhe nga kontributet sup1ementare. Mënyra e llogaritjes, procedurat e financimit dhe të pagesës së përfitimeve, shpenzimet e administrimit dhe të financimit të tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Llogaritja dhe pagimi i përfitimeve, që rrjedhin nga ky ligj, me përjashtim të atyre të përcaktuara në nenet 9, 10, 11, 12 e 22, bëhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
3. Personat e përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji, gjatë kohës që janë aktivë, paguajnë kontribut shtesë, në masën 2 për qind të pagës referuese.
4. Kontributet shtesë llogariten mbi pagën referuese mujore, në përputhje me të njëjtat rregulla, procedura afat-pagese dhe kontribute, si për sigurimin shoqëror të detyrueshëm.
22 Korrik 2009