Papunësia, rritet me 360 lekë shuma bazë e pagesës
Kompensimet që marrin të papunët për energjinë, çmimet dhe fëmijët në ngarkim
Jonida Tashi
Rritet me 360 lekë shuma bazë e të ardhurës nga papunësia. Në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave, niveli bazë i të ardhurës nga papunësia do të jetë 6340 lekë në muaj, nga 5980 që ka qenë më parë. Por, përveç pagesës mujore të papunësisë, përfituesit kanë të drejtën e përfitimit të kompensimit në vlerë për rritjen e çmimeve të ushqimeve, si dhe kompensim nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Gjithashtu, përfituesit e pagesës së papunësisë përfitojnë edhe ndihmë shoqërore për çdo fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, për fëmijët që ndjekin studimet deri në moshën 25 vjeç, si dhe për personat në ngarkim që janë të paaftë për punë (KMCA). Kjo shtesë është nga 2.5-5 për qind të pagesës bazë për çdo fëmijë, por jo më shumë se 30 për qind për të gjithë fëmijët në ngarkim.
Aktualisht, numri i të trajtuarve me pagesë papunësie zë 7-8 për qind të numrit të përgjithshëm të papunëve të regjistruar pranë zyrave të punësimit. Ndërsa 70 për qind e të trajtuarve më pagesë papunësie nga këto zyra e zë sektori privat.
Kushtet
Kërkesa për pagesë papunësie fillon me plotësimin e disa formularëve si dhe i dosjes së kërkuesit të pagesës. Kjo është forma manuale që aplikohet. Aktualisht, në shërbim të qytetarëve janë në funksionim 12 Drejtori Rajonale të Punësimit dhe 24 Zyra Vendore Punësimi, të cilat ofrojnë shërbim të pagesës së papunësisë në të gjithë vendin. Në bazë të VKM-së Nr.223, datë 19.04.2006, “Për Pagesën e së Ardhurës nga Papunësia”, përfitojnë të ardhura nga papunësia të gjithë personat, të cilët, plotësojnë kushtet e mëposhtme: Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, për çdo rast përfitimi; Të jenë të regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit; Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura; Të jenë paraqitur në zyrën përkatëse të punësimit një herë në muaj ose sa herë që thirren nga kjo zyrë; Të pranojnë të punësohen, kur u ofrohet punë e paguar dhe e përshtatshme nga zyra përkatëse e punësimit; Të pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen kur kjo u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit.
Programi
Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit, të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të të papunëve në momentin e daljes së tyre si të tillë, duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës. Shërbimet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesin financiarisht të gjithë të punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, duke lehtësuar sadopak përpjekjet e tyre drejt punësimit. Trajtimi i të papunëve bazohet në Ligjin Nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” si dhe në VKM-në Nr.223, datë 19.04.2006 “Për Pagesën e të Ardhurës nga Papunësia”. Sipas këtij ligji, sistemi i përfituesve nga papunësia nga pikëpamja legjislative është pjesë e Sigurimeve Shoqërore dhe mbështetet në ligjin e mësipërm, ndërsa nga ana ekzekutive ai do të ishte pjesë e shërbimeve të punësimit dhe do të udhëhiqej nga sektori i programeve.
Kushtet e përfitimit
Përfitojnë të ardhura nga papunësia të gjithë personat të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, për çdo rast përfitimi
Të jenë të regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit
Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura
Të jenë paraqitur në zyrën përkatëse të punësimit një herë në muaj ose sa herë që thirren nga kjo zyrë
Të pranojnë të punësohen, kur u ofrohet punë e paguar dhe e përshtatshme nga zyra përkatëse e punësimit
Të pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen kur kjo u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit
Dokumentet që nevojiten
Dokumentacioni që duhet të paraqitet për të përfituar të ardhurën nga papunësia së bashku me kërkesën është:
Librezë pune
Formular i dyfishtë (merret në Zyrën e Punës)
Certifikatë personale me fotografi
Certifikatë e gjendjes familjare
Vërtetim nga dega e Tatim-Taksave, se subjekti nuk është i regjistruar pranë këtyre organeve
Vërtetim për ndjekjen e shkollës, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç
Vërtetim për vazhdimin e studimeve të larta, për fëmijët deri në moshën 25 vjeç
Vërtetim nga KMCAP-i për deklarimin e paaftësisë për punë, për personat në ngarkim
Vërtetim nga organet e Sigurimeve Shoqërore, që njëri nga bashkëshortet nuk është përfitues i pensionit të plotë
Vërtetim nga Kadastra, nëse ka tokë në pronësi
Periudha e përfitimit
Periudha e përfitimit të pagesës së papunësisë është si më poshtë:
12 muaj, për personat që janë përfitues për herë të parë të kësaj pagese
10 muaj, për personat që janë përfitues për herë të dytë dhe brenda një periudhe 24-mujore, pas përfundimit të përfitimit të parë, aplikojnë
8 muaj, për personat që janë përfitues për herë të tretë dhe brenda një periudhe 24-mujore aplikojnë, pas përfundimit të përfitimit të dytë
Për çdo rast përfitimi personat duhet të kenë gjithsej 12 muaj pagesë kontributesh të sigurimeve shoqërore në degën e sigurimit të papunësisë.
Në rast se ju punësoheni gjatë periudhës që trajtoheni me pagesë papunësie, e drejta e pagesës do të zgjasë deri në 2 vjet
22 Korrik 2009