Bashkia përzgjedh 30 studentët e parë për punësim sezonal
Vazhdojnë aplikimet e studentëve për t’u punësuar në administratë
Emanuela Sako
Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur 30 studentët e parë që do të punësohen në një nga dikasteret e saj. Burime nga Bashkia bëjnë të ditur se mes disa aplikantëve janë përzgjedhur disa prej tyre, por aplikimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij muaji. Ndërkohë që nuk bëhet e ditur se sa do të jetë numri i plotë i studentëve që do të punësohen gjatë këtij viti. Projekti i Punësimit Veror Sezonal ka nisur që prej vitit 2003 në Bashkinë e Tiranës. Ky projekt u ofron mundësi të rinjve që të njihen me administratën lokale e me proceset vendimmarrëse, të vënë në praktikë dijet e marra në teori, të identifikohen si potencialë të mundshëm e pas përfundimit të studimeve të mund të integrohen në strukturat e administratës lokale. Që nga fillimi i këtij projekti janë përzgjedhur mbi 350 të rinj përfitues. Një pjesë e studentëve pjesëmarrës në Projektin e Punësimit Veror Sezonal, aktualisht janë staf i administratës së Bashkisë së Tiranës.
Projekti
Për vitin 2009, shpallja e programit të punësimit veror sezonal filloi në qershor, në kohën kur studentët mbyllin vitin akademik dhe janë të lirë të plotësojnë dokumentacionin që kërkohet për t’u bërë pjesë e projektit. Procesi është ende i hapur, për studentët e universiteteve që nuk kanë mbaruar vitin akademik dhe sezonin e provimeve. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës gjatë muajit korrik, ka shqyrtuar aplikimet dhe në mbështetje të kritereve të pranimit të përcaktuara në procedurat e zbatimit të këtij projekti, po vijon me përzgjedhjen e aplikantëve.
Pranimi
Projekti synon të marrë studentët më të përgatitur. Në këtë projekt pranohen studentët që kanë arritur rezultate të larta në procesin akademik të deritanishëm dhe kanë rekomandime të një niveli të lartë. Pranimi i kandidatëve bëhet nëpërmjet konkurrimit paraprak të dosjeve dhe me intervistë për personat e përzgjedhur. Përzgjedhja e kandidatëve bazohet në parimet e barazisë, të drejtësisë, të paanësisë dhe të meritës që nënkupton vlerësimin tërësor të treguesve të kandidatit që përfshijnë arritjet akademike. Njëkohësisht, përzgjedhja bëhet në përputhjen e interesave të kandidatit me qëllimet e projektit, nivelin e zotërimit të aftësive komunikuese dhe të mënyrës se si kryhet puna në grup. Studentët do të angazhohen part–time në veprimtaritë administrative pranë drejtorive ku janë vendosur oraret. Ky angazhim është vetëm një praktikë pune dhe si rezultat nuk ka pagesë. Në këtë eksperiencë studentët duhet të sjellin ide dhe të ofrojnë një kontribut të vlefshëm në drejtoritë ku kryejnë praktikën. Studentët vlerësohen për punën e kryer nga specialistët e caktuar në drejtoritë përkatëse dhe në fund të punësimit studentët pajisen me një certifikatë për punën e kryer.
box
Vendet e punësimit për studentët:
Drejtoria e Financës në Administratë
Drejtoria Juridike
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit e Shërbimit Social
Drejtoria e Menaxhimit të Mjedisit
Drejtoria e Menaxhimit të Shërbimeve të Infrastrukturës
Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik
Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun etj
Kriteret e pranimit
Kandidati që kërkon të ndjekë Projektin “Punësimi Veror Sezonal” duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
Të dorëzojë brenda afatit dokumentacionin e kërkuar për dosjen e tij aplikuese
Të shprehë qartë motivimin e pjesëmarrjes në Projekt nëpërmjet një eseje me temë “Ja përse duhet të marr pjesë në këtë projekt” Kandidati duhet të ndjekë studimet në vitin e tretë a të katërt të fakultetit ose të ketë jo më shumë se 1 vit që e ka mbaruar atë
Të jetë i rekomanduar nga një pedagog i cili i njeh aftësitë akademike, kërkimore dhe personale të kandidatit
Kanë përparësi kandidatët që:
Zotërojnë një diplomë universitare
Kanë eksperiencë punësimi të mëparshëm në fushat e lidhura me projektin
Janë pjesë aktive e një grupi rinor apo vullnetar
Kanë kontribuar në jetën komunitare
Dokumentacioni
Formular i plotësuar i kërkesës
CV
Listë notash
Vërtetim nga fakulteti ku studion ose fotokopje të diplomës;
Rekomandim nga një pedagog i degës
Ese me temë “Ja përse duhet të marr pjesë në këtë projekt”
22 Korrik 2009