TEC-i me qymyr, pikat e errëta të projektit për ndotjen dhe energjinë
Mangësitë e vërejtura në projektin dhe studimi i pregatitur nga firma “ENEL”
Në Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të prezantuar nga kompania italiane “ENEL” në takimin me banorët e Durrësit dhe me grupet e interesit binte në sy që studimi kishte disa mangësi thelbësore, të cilat e bënin të paplotë. Me një lexim të shpejtë të këtij studimi, vë re që:
Mungon Opsioni Zero, që në terminologjinë e përditshme do të ishte ” çdo ndodhte, ose cilat do ishin alternativat nëse ky projekt nuk do të realizohej fare”, dhe që është pjesë e çdo studimi serioz të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Në rast të marrjes në konsideratë të opsionit zero, do të ishte e domosdoshme të kishte referenca të sakta nga Strategjia e Energjisë e miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë në vitin 2003 dhe e ri-miratuar pas përditësimit në vitin 2006. Por, në asnjërën nga këto strategji, dhe madje as në studimet e realizuara nga kompani të huaja prestigjioze, si “Lahmeyer International” me ”Pouer Sector Study” nuk parashikohet gjëkundi gjenerimi i energjisë elektrike nga qymyri, përkundrazi, jepen alternativa të qarta cilësore dhe sasiore për zgjidhjen e problemeve energjitike të vendit, të tilla si shfrytëzimi i burimeve ujore, të cilat Shqipëria i ka me shumicë, për HEC-e të mwdhenj e të vegjwl, rritja e efiçencës së energjisë, ndërtimin e disa njësive termogjeneruese me cikël të kombinuar në përmasa shumë më të vogla se TEC-et e propozuara nga “ENEL”-i.
I çuditshëm është gjithashtu fakti që ndërsa në studim theksohet që nga ky projekt (2 x 800 MW) Shqipëria do të përfitojë rreth 2 TWh energji elektrike në vit (që është rreth 15,6% e prodhimit total vjetor) me kosto, nuk jepet asnjë analizë kostoje, gjë që do ta bënte mjaft më të lehtë si për publikun, po ashtu edhe për vendimmarrësit, të vendosnin nëse dhënia e lejes për një investim të këtyre përmasave do te ishte me leverdi për vendin tonë.
Alternativat që kishte marrë në kosideratë kompania ishin tre për sa i përket vendndodhjes dhe tre për sa i përket lëndës djegëse (nafte, gaz, qymyr). Por, ndërsa përcaktohej Porto Romano dhe qymyri si lëndë djegëse, nuk përmendej asnjë nga teknologjitë e ndryshme të djegies së qymyrit. Përcaktohet diku që do të jetë me pluhurizim, por nuk merren në konsideratë fare opsione të tjera, si variantet e ndryshme me shtresë vluese (FBC) dhe me gazifikim të qymyrgurit, të cilat së paku në terma të ndotësve me ndikim lokal si SO2 dhe NOx kanë avantazhe të ndjeshme.
Në studim nuk përmenden fare metalet e rënda që sado që në sasi të vogla janë pjesë e pothuajse çdo lloji qymyri, dhe duhet theksuar që metalet e rënda, kanë efekte shume të rënda në shëndetin e njerëzve dhe në ndotjen e tokës dhe të ujërave nëntokësore.
Modelimi fluido-dinamik i rrymave të ajrit, që ka lidhjen me shpërndarjen e SO2 dhe NOx, është bazuar jo në matje të sakta në terren (sado që u pretendua e kundërta nga përfaqësuesit e kompanisë) por në modele matematike të një instituti italian. Për një sy teknik, një modelim i tillë bazuar mbi një model lë vend per skepticizëm, sidomos përderisa flitet për përbërës që kanë ekete direkte mbi shëndetin e njeriut, mbi cilësinë e jetës, madje dhe mbi monumentet historike në rastin e SO2, të cilat në Durrës janë të shumtë.
Po ashtu, si modeli për shpërndarjen e erës edhe modeli për rritjen e temperaturës së ujit të detit nga shkarkimi i ujit ftohës, paraqet mangësi. Theksohet në studim që sasia e ujit ftohës do të jetë 29.5m3/s për secilën njësi, pra 59m3/s për 1600 MË, i cili do të merret nga deti, do ti rritet temperatura 8ºC në kondensator, dhe do të riderdhet në det. Modelimi për rritjen e temperaturës së detit është bërë për 5 raste, 4 nga të cilat kanë marrë në konsideratë temperaturën mesatare të ujit në dimër (që në fakt nuk përbën shqetësim të madh nga pikëpamja mjedisore) dhe vetëm një rast konsideron temperaturën e ujit të detit në verë, po edhe kjo marrë si vlerë mesatare, ndërkohë që në këtë rast problematik për faunën dhe florën detare paraqesin kushtet ekstreme, pra kur uji i detit është me temperaturë të lartë, dhe temperatura i rritet akoma lokalisht si rezultat i shkarkimit të ujit të TEC-it.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është fakti që mungon transparenca për sa i përket përfitimeve që i sjell “ENEL”-it ndërtimi i këtij impianti në vendin tonë. Për ta konkretizuar - emetimet e CO2 nga ky TEC do të jenë rreth 4,5 milionë ton në vit për çdo njësi, pra për 1600 MW fuqi të instaluar, 9 milionë ton. Por, Italia ka ratifikuar protokollin e Kyotos për reduktimin e gazeve me efekt serë, dhe ka gjithashtu targete të vendosura në kuadër të Bashkimit Evropian, targete që i ka tejkaluar prej disa vitesh. Për plotësimin e kërkesave të veta për energji, nëse këtë impiant do ta ndërtonte në Itali, do ti duhej që kreditet e karbonit ose ti blente në bursë ku çmimi minimal është 25 Euro/ton, ose të realizonte projekte të “Clean Development Mechanism” ose “Joint Impementation” sipas mekanizmave të përcaktuara nga Protokolli i Kyotos, dhe që do ti kushtonin miliarda Euro. Dikush mund të thotë që për ne nuk është problem sepse ne nuk kemi limite për emetimet, të paktën jo deri në vitin 2012, por, përveç faktit që pas 2012-ës ndoshta do të vendosen limite edhe për vendet në zhvillim gjë që hipotetikisht do kompromentonte zhvillimin e vendit tonë, transparenca në marrëdhëniet me komshiun e madh dhe ndarja e përfitimeve në mënyrë të drejtë do të ishin të mirëpritura.
*Aheron Hizmo
Shoqata Shqiptare e Energjise dhe Mjedisit per Zhvillimin e Qendrueshem
BOX
“ENEL”-i kërkoi zyrtarisht impiante që ndotin ambientin
Kompania “ENEL Albania”, e cila ka fituar të drejtën dhe ka nënshkruar kontratën me qeverinë tonë për ndërtimin e TEC-eve me qymyr në Porto Romano, ka ndër mend të operojë në tregun e prodhimit të energjisë me pasoja ndotëse tej normave dhe parametrave të lejuar nga Bashkimi Evropian. Në detyrat specifike që drejtori italian Marko Arceli i ka lënë Bordit Ekzekutiv të kompanisë në Tiranë përcaktohet ndër të tjera se: “Bordi drejtues ka të gjitha kompetencat për të bërë shitjen dhe blerjen e certifikatave të gjelbra me vlerë më të lartë se 150 mijë euro për çdo vit”. Po çfarë janë certifikatat e gjelbra? Nëse u referohesh dokumenteve zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në Shqipëri, përkufizimi është paksa i pakuptueshëm dhe i pasqaruar deri në fund. “Certifikata e gjelbër është dokumenti i lëshuar nga ERE, i cili vërteton që sasia e energjisë (e plotë/pjesshme) e prodhuar nga prodhuesi paraprakisht i kualifikuar, është energji e rinovueshme e mund të tregtohet si e tillë sipas kritereve të përcaktuara në këtë rregullore. Certifikata e gjelbër lëshohet nga ERE vetëm për energjinë e prodhuar nga një impiant prodhues i vënë në punë pas dt. 02.11.2000”, - shkruhet në rregulloren e ERE-s. Por, nëse i referohesh praktikës ndërkombëtare, rezulton se të gjitha impiantet e prodhimit të energjisë që operojnë nëpërmjet “certifikatave të gjelbra” në rastin e përdorimit të teknologjisë së qymyrit, ofrojnë një ndotje shumë të lartë, madje, duke qenë se bëhet fjalë për energji të rinovueshme, ligji shqiptar parashikon dhe faktin se energjisë në këto TEC-e mund të prodhohet edhe me metodën “Biomasë”, e cila nënkupton prodhimin e energjisë nëpërmjet shfrytëzimit të “pjesës së biodegradueshme të produkteve, mbetjeve dhe hedhurinave që vijnë nga bujqësia (përfshirë lëndët bimore, shtazore), pylltaria dhe industritë e lidhura me to, si dhe pjesa e biodegradueshme e mbeturinave industriale dhe urbane”. Kjo do të thotë se edhe “plehrat” mund të jenë objekt i këtij TEC-i, duke zgjuar edhe njëherë tjetër “makthin” e importimit të plehrave nga jashtë. Përgjithësisht termocentralet me qymyrguri kanë faktorin më të lartë të emetimit për njësi energjie të krijuar, e cila justifikohet nga eficienca e ulët operacionale dhe intensiteti i lartë i karbonit në qymyr. Në dritën e emetimeve të përgjithshme të CO2 në Shqipëri, e cila ishte rreth 3,6 milionë tonë në 2003-shin, kapaciteti marramendës i centralit të Durrësit do të kontribuojë në rritjen e emetimeve të vendit.
22 Korrik 2009