E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 3 ushtarë amerikanë në Afganistan

Kabul, 17 gusht – Në sulmet me bombë sot në Afganistan janë vrarë tre ushtarë amerikanë dhe dy civilë afganë, kanë njoftuar zyrtarët.

Vdekjet, në lindje dhe perëndim të Afganistanit, tregojnë se lufta afgane po vazhdon të jetë e dhunshme. Muajt e fundit ishin veçanërisht të përgjakshëm për forcat e NATO-s dhe civilët afganë në gjithë vendin. Duke përfshirë këto vdekje, 15 ushtarë amerikanë kanë vdekur deri tani në këtë muaj.

Ndërkohë, një bombë e fshehur në një motoçikletë vrau sot herët dy pastrues afganë të rrugëve në provincën Ghazni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›