E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-zyrtari i OST-së paditet për shpërdorim detyre

Berisha nëceremoninë e inaugurimit të ndërtimit linjës

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimit në Operatorin e Sistemit të Transmetimit lidhur me zbatimin e projektit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kv Tiranë-Podgoricë, rezulton se është shkaktuar një dëm ekonomik prej 171 mijë euro.

Por përveç kësaj, OST është penalizuar nga Banka Gjermane KfË, e cika ka financuar me huamarrjes linjën e interkonjeksionit, me rreth 349 mijë euro. Kjo për shkak se OST nuk dispononte dokumentacionin lidhur me procedurën e prokurimit dhe të vlerësimit.

Gjithashtu thuhet se ndërmjet shumave të likuiduara nëpërmjet kërkesave për disbursim dhe vlerës reale të mallrave të zhdoganuar konstatohet një diferencë në shumën 185 mijë euro, likuiduar kontraktorit më tepër, vlerë e cila përbën dëm ekonomik

Në lidhje me masat për shpërblimin e dëmit të shkaktuar, KLSH ka rekomanduar ndjekjen e zbatimit të procedurave administrative ligjore për arkëtimin e shumës prej 20 mijë euro nga një subjekt juridik privat dhe 34 mijë euro nga një punonjës i OST-s.

Ndërkohë, për punonjësit përgjegjës, KLSH ka hapur çështje penale ndaj ish-Shefit të Zyrës së Administrimit të Tregut në Drejtorinë e Tregut për shpërdorim detyre. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›