Kërkohej në Itali, arrestohet në Durrës

Policia kryen arrestime, foto arkiv
Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas policisë, Ardian Qershia, ishte dënuar nga Gjykata e Venecias në Itali me 10 vjet burg, për veprën penale shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.
40-vjeçari, Ardian Qershia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej muajit prill të vitit 2012 nga Gjykata e Venecias, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur sot nga forcat policore të Durrësit, në lagjen 17, ku ai jetonte prej disa kohësh. /Mark Brungaj/